Categories Lajme

Fshihnin në treg emigrantët nga Pakistani dhe Maroku, arrestohen dy shkodranë në tentativë për t’i çuar në Mal të Zi

Dy persona nga Shkodra u arrestuan nga policia në një operacion të koduar “Transportuesi” pasi mundësonin kalimin e paligjshëm përmes kufirit të gjelbër në Hanin e Hotit drejt Malit të Zi të emigrantëve të paligjshëm nga Pakistani dhe Maroku.

Ata u kapën duke transportuar me makinë 4 marokenë drejt Malit të Zi, me destinacion vendet e Bashkimit Evropian. Shofer ishte Prek Rrasa 35 vjeç nga Shkodra, ndërsa në pranga ra edhe 32-vjeçari Tom Kacoli si bashkëpunëtor.

Gjithashtu te tregu i këpucëve në qëndër të qytetit Shkodër, janë gjetur 8 pakistanez, të cilët pranuan se kishin rënë dakort me të arrestuarit që kundrejt vlerës 200 euro, t’i transportonte në Malin e Zi. Në këtë treg punonte i arrestuari, Tom Kacoli. Pikërisht në këtë treg, siç policia njofton, të arrestuari fshihnin emigrantët e paligjshëm dhe më tej i transportonin me grupe drejt Malit të Zi nëpërmjet kufirit të gjelbër.

Gjithashtu hetohen në gjendje të lirë G. L. 49 vjec, banues në lagjen “Vasil Shanto” Shkodër, pronari i tregut, për vepren penale, “Punësim i paligjshëm” dhe A. D. 52 vjeç, banues në fshatin Dobraç Shkodër, i punësuar si rojë i tregut, për veprën penale “Moskallëzim krimi”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Ishte në SPAK për 2 orë, ish-drejtori i Burgjeve, Agim Ismaili …

Ish-drejtori i Burgjeve, Agim Ismaili, është marrë i pandehur nga SPAK lidhur me hakerimin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në Korçë, automjeti përplas biçikletën

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Korçë–Maliq, në afërsi të fshatit Sovjan.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet 45-vjeçari shqiptar në Itali

Karabinierët italianë arrestuan në Livorno një 45-vjeçar shqiptar nën akuzën e trafikut të drogës, mbajtjes…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Prostitucion në apartamentin me qira, goditet rrjeti kriminal i kinezëve në Vlorë! Arrestohet çifti, në kërkim bashkëpunëtorja!

Një apartament i lëshuar me qira, ku shfrytëzoheshin gra për prostitucion, është zbuluar në Vlorë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arusha me katër këlyshë shfaqet në Kukës, banori rrëfen çastin e frikshëm: Prita rreth dy orë në makinë

Një arushë së bashku me katër këlyshët e saj është shfaqur mëngjesin e sotëm në…

LEXO ME SHUME