Categories Lajme

Japoni, shokohet Kioto, 33 viktima nga zjarri në ‘Kyoto Animation’, 40 në rrezik për jetën

Ka shkuar në 33 numri i viktimave të zjarrit në “Kioto Animation”, një nga kompanitë më të njohura të animacionit në Japoni.

Megjithatë, sipas autoriteteve, numri i viktimave të masakrës mbetet i përkohshëm pasi më shumë se 40 të tjerë janë në gjendje të rëndë shëndetsore.

Arsyet që çuan piromanin vrasës për ti vënë zjarrin ndërtesës së kompanisë së prodhimit ë filmave të animuar mbeten të panjohura.

Zjarrfikësit u përpoqën për rreth 5 orë rresh të vinin flakën nën kontroll.

Zjarrvënësi, një burrë 41-vjeçar, hyri në studio e “Kioto Animation”, spërkati ambjentet me benzinë, dhe ndërsa i vuri zjarrin thërriste,  “Shkoni në ferr”, duke shokuar gjitha vendin.

“Asnjëherë nuk kam menduar se një gjë e tillë mund të ndodhë në Kioto”, tha një banore e zonës “Pyes veten se çfarë urrejtje ka patur i dyshuari brenda vetes së tij”.

41-vjeçari piroman, pasi edhe vetë kishte pësuar djegie të mëdha, u arrestua nga policia dhe u dërgua në spital. Ai do të merret në pyetje kur gjendja e tij shëndetsore të përmirësohet.

Sipas dyshimeve të para, mendohet se kohët e fundit ai ka patur grindje me kompaninë duke e akuzuar për mashtrim.

“Kyoto Animation”, ka rreth 160 punonjës, shumë prej të cilëve në moshë të re.

Studioja u themelua në vitin 1981 dhe ka një histori të suksesshme. Ajo prodhon filma për ekranin e madh dhe filma të animuar për televizion.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Kush është Klevi Metaj, studenti 22-vjeçar që u përlesh me gjashtë efektivë të FNSH-së gjatë protestës?

Kush është Klevi Metaj, studenti 22-vjeçar që u përlesh me gjashtë efektivë të FNSH-së gjatë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta e studentëve para Ministrisë së Arsimit, arrestohen 16 persona nga policia

Policia ka arrestuar 16 persona pas protestës së studentëve të zhvilluar para Ministrisë së Arsimit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Berat/ Aksidentohen tre adoleshentë me motorë elektrikë, dy prej tyre në gjendje kritike

Berat/ Gara me motorë elektrikë përfundon në aksident, dy 16-vjeçarë në gjendje kritike Një aksident…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Morën 20 mijë lekë për të mos ndëshkuar një shofer, AMP arreston dy policë në Tiranë

Arrestohen dy efektivë të Komisariatit nr. 4 në Tiranë, dyshohen se morën 20 mijë lekë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mirditë/ Tre persona të maskuar dhunojnë mjekun me shkopinj bejsbolli, i zënë pritë pranë banesës

Mjeku Martin Prenga është dhunuar mëngjesin e kësaj të marte në fshatin Konaj, në njësinë…

LEXO ME SHUME