Categories Lajme

Fshihte në shtëpi deputetin që urrente shqiptarët, ukrainasja flet me pranga në duar

Ukrainasja 52-vjeçare e cila u dënua me 30 muaj burg pasi akuzohet se kishte ndihmuar nënkryetarin e Agim të Artë Christos Pappas të fshihej, ka folur për mediat greke me pranga në duar.

Ajo u shpreh se “Unë nuk mund t’i mbyllja derën atij dhe t’i thoja të largohej. A mund ta bëja unë këtë gjë? Nuk e kisha për qëllim. Do shihja se çfarë do të bëhej”, deklaroi ajo.

52-vjeçarja u shpreh se disa persona kishin parë Pappas, ish-deputetin që urrente shqiptarët, të futej në derën e banesës së saj dhe kishin njoftuar policinë. “Unë jam njeri që i bindet ligjit. Unë vetë do i thërrisja autoritetet. Por nuk e bëra” theksoi ajo.

Gjatë javës së shkuar, policia ka qenë duke e monitoruar strehën me grilat e mbyllura hermetikisht ku fshihej Pappas. Megjithatë, ish-deputeti grek i Agimit të Artë nuk doli jashtë në asnjë moment, dhe siç tregojnë fqinjët, nuk e kanë parë të dalë asnjëherë nga shtëpia apo të lëvizë në zonë.TPZ

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME