Categories Lajme

Fundi i botes\ Nipi e goditi me thikë dajën pasi refuzoi të kryente marrëdhënie seksuale me të

Një rast i rëndë ka ndodhur mbrëmë në Fushë Kosovë dhe po cilësohet si “Vrasje e rëndë në tentativë”, pasi një burrë po dyshohet se ka goditur me thikë në kokë një person tjetër. I dyshuari tashmë ndodhet nën masën e ndalimit policor, teksa Sinjali ka zbuluar detaje të reja.

Rasti ka ndodhur në banesën e të dyshuarit në rrugën “17 Shkurti”, ku fillimisht e kishte ftuar viktimën, e më pas e ka goditur pasi kishte refuzuar të konsumojë drogë dhe të kryente marrëdhënie seksuale.

Sinjali ka mësuar se sipas informacioneve të para, palët kanë lidhje familjare mes vete, pra janë nip (i dyshuari) e dajë (viktima).

Policia ka njoftuar se viktima që u sulmua me thikë është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor, teksa i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti nën ndikim të substancave narkotike, fillimisht e kishte joshur viktimën mashkull kosovar, që të konsumoj substancë narkotike, e pasi viktima kishte refuzuar të konsumoj , i dyshuari e kishte joshur (cytur) që të kryejnë marrëdhënie seksuale kundër dëshirës së tij, dhe pasi edhe kësaj here viktima kishte refuzuar, i dyshuari me një thikë kuzhine, e kishte goditur viktimën në kokë , me ç’rast i shkakton lëndime trupore”./GazetaSinjali/

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Masat/ Protesta e opozitës, policia e përgatitur për çdo skenar, 1300 efektivë në terren

Protesta e thirrur në orën 18:00 nga Opozita ka vënë në gatishmëri Policinë e Shtetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shoferi shqiptar humb jetën në aksident me kamion në Itali, la pas dy fëmijë

Një 48-vjeçar shqiptar, prej vitesh emigrant në Itali, ka humbur jetën në një aksident tragjik…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Projekti TID në Durrës, banorët kërkojnë kompensim të drejtë nga shteti për prishjen e shtëpive

Që kur mësoi se shtëpia e tij pranë bulevardit “Epidamn” do të prishej për t’i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Dielë 21 dhjetor 2025

Dashi Do jeni shume te vendosur gjate kësaj dite t’i zgjidhni te gjitha problemet qe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedia në Lezhë, nëna i jep fund jetës pas vdekjes së djalit 42 vjeçar

Një dramë e thellë familjare, që duket sikur ka dalë nga skenat e një filmi…

LEXO ME SHUME