Categories Opinion

“Fundi i pandemisë çështje kohe”/ Flet kreu i Pfizer për mediat në Greqi

Ditën që në Greqi mbërriten nga dogana e Promahones me Bullgarinë kamionët me 9000 dozat e para të vaksinës kundër koronavirusit, kreu ekzekutiv i kompanisë Pfizer Albert Bourla ,në një intervistë për kanalin publik të Greqisë ERT ka theksuar se fundi i pandemisë është çështje kohe, pasi sipas tij, mjekët kanë në duar tashmë një mjet efikas, vaksinën kundër Covid-19 .

“Ne gjithmonë themi se të duhet fat për të arritur diçka kaq të vështirë. Por zhvillimi i vaksinës nuk ishte fat. Ishte një përpjekje e përcaktuar. Njerëzit e dinin se çfarë ata po bënim u përballem me mijëra problem dhe u desh ti zgjidhnim te gjitha këto probleme kur ato u shfaqën”, tha Albert Bourla, Kryetari dhe Drejtori Ekzekutiv i Pfizer.

Duke folur nga selia e kompanisë në Connecticut, Albert Bourla ka bërë thirrje se njerëzit duhet të vazhdojnë të mbajnë të mbajnë maskat deri në rikthimin në normalitet, të respektojnë masat e specialistëve, ndërsa ka nënvizuar se është thuajse i bindur se vaksina e kompanisë së tij është efikase edhe ndaj variantit të ri të koronavirusit që u zbulua në Britaninë e Madhe.

“Besoj se do të duhet pak kohë për të kuptuar se sa i rrezikshëm është ky lloj i ri i virusit që është zhvilluar. Lidhur me vaksinat, unë jam optimist,por i kujdesshëm, duke thënë se ato do të jenë po aq efektive për këtë lloj virusi, por nuk e dimë ende ne këto momente. Kam parë të dhëna që më bëjnë të them se jam optimist,por I kujdesshëm. Por ne do të kemi të dhëna përfundimtare brenda dy javësh nëse vaksinat janë njësoj ose edhe me efikase”, tha Albert Bourla, Kryetari dhe Drejtori i Përgjithshëm i Pfizer.

Sipas Bourlës Greqia do të marre rreth 2 mln nga sasia prej 200 mln vaksinash që ka blerë BE tek kompania Pfizer e cila ka vendosur që të zgjerojë zyrat e saj në Selanik për të ofruar shërbime në gjithë rajonin duke punësuar edhe 350 persona të tjerë përveç atyre që ishin planifikuar në fillim të investimit për një qendër dixhitale kërkimore në këtë qytet që është edhe vendlindja e zotit Bourla.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Opinion

Shoqëria “sugar daddy”!

Nga Xhensil Shkëmbi Këtë term e kisha dëgjuar, e dija çfarë ishte por deri dje…

LEXO ME SHUME
Categories Opinion

A kemi krijuar një shoqëri shumë komplekse për të mbijetuar?

Shoqëritë njerëzore evoluan nga format e thjeshta, në ato komplekse gjatë mijëvjeçarëve, duke përjetuar ndryshime…

LEXO ME SHUME
Categories Opinion

Mashtrimi me Sazanin – Nga Andi Bushati

Nga Andi Bushati Ka një përpjekje të qëllimshme për ta devijuar polemikën për investimin e…

LEXO ME SHUME
Categories Opinion

Analiza/ Pse ka ngjallur kaq shumë debat lajmi për 1 miliard USD në Sazan? Skenarët konspirativë me Trump e Soros

Pse ka ngjallur kaq debat lajmi i fundit për 1 miliard investime amerikane në Shqipëri?…

LEXO ME SHUME
Categories Opinion

A është e vërtetë që Big Brother ndiqet kaq shumë në të gjithë botën, si në Shqipëri?

Nga Ergys Mërtiri A eshte e vertete qe Big Brother ndiqet po kaq shume ne…

LEXO ME SHUME