Categories Lajme

Fundjava e lirë për plazh, meterologu zbulon kapriçot e motit, ja si do të jetë vera

Meterologu Akil Osmani ka qenë në një lidhje skype me Fax news, ku ka folur lidhur me parashikimin e motit për fundjavën dhe për muajt e tjerë të verës. Sipas Osmanit në 15 ditëshin e dytë të Qershorit pritet që të ketë më pak reshje se këto ditë të para, dhe temperatura më të larta.

Ndërkohë sa i përket kësaj fundjave, Osmani tha se pritet që e shtuna të jetë me reshje, ndëkohë që të dielën moti do të jetë më i kthjellët, dhe me temperatura që do të shkojnë deri në 30 gradë, të favorshme edhe për plazh. Kujtojmë se kjo do të jetë e diela e para tërësisht e lirë për të lëvizur dhe për të bërë plazh për shqiptarët, pas 3 muajve të pandemisë.

“15 ditëshi i dytë i këtij muaji do të sjellë temperatura më të larta se 30 gradë celsius, dhe do të ketë ditë më shumë me diell. Kushtet jo të qendrueshme vijnë nga masat ajrore që vijnë nga veriu i Europës, që janë disa gradë më të ulëta sesa normalja.

15 ditëshi i parë i Muajit Qershor do të sjellë temperatura 1-2 gradë më të ulëta se normalja. Kjo verë pritet që të jetë me temperatura të larta dhe e thatë, duke përjashtuar momente sporadike. Kjo fundjavë pritet që të ketë prezencë të shirave gjatë ditës së shtunë, të dielën do të kemi një përmirësim të motit, ku reshjet do të spostohen kryesisht drejt zonave malore. Zonat detare do të jenë pa reshje dhe me temperatura që mund të shkojnë drejt 30 gradëve”, tha Osmani

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Gjirokastër, humb jetën 15-vjeçari teksa po lahej në pishinë!

Një 15-vjeçar në Gjirokastër ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në një pishinë, në një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthim me tritol në Lezhë, një i plagosur

Shpërthim me tritol raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të mërkure në Lezhë. Mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shisnin armë zjarri e municione, goditet grupi kriminal në Tiranë!

4 persona janë arrestuar në Tiranë si pjesë e një grupi kriminal që shiste armë zjarri, ndërsa dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau të riun pas sherrit të kalçetos, ja kush është 39-vjeçari i dyshuar, Llanaj! RENEA dhe policia i vihen nga pas

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me vrasjen që ndodhi paraditen e sotme në…

LEXO ME SHUME