Categories Lajme

Fundjava! Sot pas orës 17:00 nis shtetrrethimi

Edhe kjo fundjavë do të jetë sërish në karantinë duke filluar nga pasditja e sotme në orën 17:30 deri të hënën në orën 05:00.

“Për nesër të shtunë dhe e diel do të jetë e njëjta gjë. Të gjithë në shtëpi pa përjashtim, përveç atyre që janë në punë të lejuara në të shtunë dhe të diel”,- tha kreu i qeverisë Edi Rama në një video mesazh.
Ndërkohë nga java e ardhshme në disa qytete të vendit që nuk ka të prekur me koronavirus do të nisë lehtësimi i lëvizjes. Kryeministri Edi Rama njoftoi sot qytetet që do të përfitojnë nga vendim i ri i lëvizjes. Por edhe në këto qytete që përfitojnë do të ketë rregullave, ku pensionistët do të kenë një fashë orare ndryshe nga pjesa tjetër e shoqërisë.

“Tani jeni bërë të gjithë ekspertë testesh, në vend që të dëgjoni vetëm ekspertët që kanë mandat institucional, dhe jo ata që nuk mbajnë përgjegjësi. Ne nga fillimi i javës tjetër në një sërë zonash të vendit do të kemi një relaksim më të madh sesa në Tiranë apo zona të tjera me risk më të lartë. Nuk do të hapet transporti nga një zonë në tjetrën në asnjë mënyrë edhe për disa ditë dhe javë. Por do të lejohet lëvizje e relaksuar në zonat me risk të ulët, qarku i Gjirokastrës do të ketë më shumë lehtësirë. Po kështu i Dibrës i gjithi.

Po kështu bashkia e Divjakës, sikur edhe Saranda Konispoli dhe Himara me lëvizje të ndërmjetme. Po kështu zonat Pogradec, Prrenjas dhe Librazhd. Do të bëjmë me dije rregullat që do të funksionojnë në këto zona. Lëvizja fshat qytet dhe dalja me këmbë të jetë shumë më e relaksuar dhe pensionistët të dalin në një fashë në mëngjes, të tjerët në shtëpi. Dhe pastaj pensionistët në shtëpi, të tjerët të dalin. Prindërit me fëmijë deri në 10-vjeç, jo grumbullime e parqe dhe më shumë se dy veta. Zona jeshile me risk ulët, ku do të pilotojmë një hapje të relaksuar për të parë dinamikën” tha Rama kreu i qeverisë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Ndahet nga jeta Agim Minxhozi, emër i njohur i Fizikës

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e djeshme në moshën 77-vjeçare Agim Minxhozi, një prej figurave…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ekspertët: Ulja e akcizës s’jep efekt, duhet hequr fare pasi e dyfishon çmimin e naftës

“Sa herë që çmimi i naftës të shkojë në 220 lekë, ne do ta ulim…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjykata italiane lë në burg 15 të arrestuarit e grupit të lidhur me mafian, mes tyre 3 shqiptarë!

Gjykata e Foggia-s në Itali la në paraburgim 14 të arrestuarit e operacionit të javës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarr në Kolonjë, digjet stalla me ushqim për bagëtitë

Një zjarr i rënë në zonën e quajtur Pelivor, poshtë fshatit Gostivisht në bashkinë Kolonjë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emrat/ Gara për drejtorin e ri të Policisë së Shtetit, sot intervistat e 14 kandidatëve

Sot në orën 09:30 zyrtarët e policisë që garojnë për Drejtor të Përgjithshëm të Policisë…

LEXO ME SHUME