Categories Lajme

Fundoset anija me 45 emigrantë, autoritetet greke dhe turke kërkojnë trupat

Rojet bregdetare greke dhe turke aktualisht po kërkojnë të paktën 8 persona që u zhdukën pasi një anije që mbante 45 migrantë nga Lindja e Mesme u fundos në ishullin e Kretës. Mediat ndërkombëtare shkruajnë se anija ishte nisur drejt brigjeve të Italisë. Policia greke tha se 37 persona, kryesisht nga Lindja e Mesme, u shpëtuan në mot të keq pasi anija e tyre u fundos pranë ujërave ndërkombëtare të enjten. 5 prej tyre u dërguan me helikopter në ishullin grek Karpathos dhe 30 të tjerë, përfshirë një grua dhe një fëmijë, në qytetin Lerapetra, në juglindje të Kretës.

Sipas autoriteteve atje, erërat e forta penguan kërkimet. Policia citoi të mbijetuarit të thoshin se 8deri në 12 persona të tjerë ishin me ta në anije kur ajo u mbyt, 60 milje detare në juglindje të Kretës. Nga ana e saj, Ministria turke e Mbrojtjes tha se dy fregata dhe një aeroplan patrullimi detar po kërkojnë gjithashtu të zhdukurit. Emigrantët e paligjshëm shpesh përdorin Turqinë si një pikë tranziti për të arritur vendet evropiane. Shumë mbështeten te kontrabandistët dhe rrezikojnë jetën e tyre për të marrë pjesë në udhëtimet e rrezikshme me anije të tejmbushura.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Detaje të reja nga vdekja e futbollistit shqiptar në Greqi

Një ngjarje e rëndë ka tronditur komunitetin sportiv në Greqi, ku futbollisti 16-vjeçar me origjinë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditet call center-i mashtrues në Tiranë, 4 në pranga!

Një call center nëpërmjet të cilit mashtroheshin shtetas të huaj me qëllim vjedhjen e shumave…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Moti\ Dita e sotme me alternime kthjellimesh dhe vranësira mesatare

Për ditën e sotme (30 shtator), vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë/ Përdhunohet dhe grabitet 70-vjeçarja në Akërni, 43-vjeçari e goditi me sëpatë dhe u largua

Një ngjarje e rëndë raportohet në fshatin Akërni, ku një 70-vjeçare dyshohet se është dhunuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Bëri filmime për TikTok me makinë mbi trotuar,60 mijë lekë gjobë shoferit në Berat! I hiqet leja e qarkullimit

Manovrat me makinë mbi trotuar duke filmuar një video në TiKTok dhe rrezikuar jetën e…

LEXO ME SHUME