Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në superstradën Shkodër-Lezhë, ku një autoambulancë që po transportonte një të sëmurë është përplasur nga një fuoristradë.
Për fat të mirë nuk raportohet për persona të lënduar.
Në pamje duket edhe momenti kur autoambulanca është e ndaluar dhe bluzat e bardha i japin shërbim të sëmurit.
Nuk dihen edhe rrethanat e aksidentit, ndërsa po punohet për zbardhjen e ngjarjes.
