Një furgon mallrash është përfshirë nga flakët në aksin Korçë-Pogradec. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm. Si pasojë e zjarrit, mjeti është djegur në pjesën e përparme të tij, por fatmirësisht veç dëmeve materiale nuk ka të lënduar në njerëz. Shërbimi zjarrfikës ka bërë shuarjen e mjetit, ndërkohë policia ka nisur hetimet për ngjarjen.
Categories
Lajme
Furgoni i mallrave merr flakë në aksin Korçë-Pogradec
