Categories Lajme

I arrestuari për dhunë ndërroi jetë në spital, flasin fqinjët e 68-vjeçarit: Dhunonte motrat

Pas përkeqësimit të gjendjes shëndetësore, Hajri Robi ndërroi jetë në orët e para të mëngjesit të sotëm në Qendrën spitalore universitare “Nënë Tereza”, ku ishte i shtruar në reanimacion.

Ai u arrestua më 12 mars, pasi ushtroi dhunë ndaj njërës prej motrave të tij, e cila kishte shkuar për t’i ndihmuar në shtëpinë ku 68-vjeçari jetonte me një tjetër motër të sëmurë. 12 vite më parë tentoi të vetëdigjej me benzinë në qendër të qytetit. Të njohurit e tij thonë se u kthye nga emigrimi në gjendje depresive dhe gjendja e tij u rëndua ndër vite.

Në shtëpinë e familjes, këtë pasdite mbizotëron heshtja, ndërsa fqinjët tregojnë sfidat e tij.

“Janë familje shumë e mirë. Njerëz shumë të urtë e pozitivë. Motrat janë kujdesur gjithë jetën për të, po ai ka qenë me probleme mendore. Është trajtuar, po kohët e fundit degradoi shumë. Arriti dhe vuri dorë mbi të dyja motrat. Njërën motër e ka të sëmurë. Të dyja janë kujdesur në maksimum.

Me të tjerët në lagje nuk kishte probleme, gëzonte respekt. I kishte problemet vetëm me veten, po tani në fund edhe me familjarët. Ai tani i mbylli të gjitha. Na vjen keq.”

Pas arrestimit në mars, gjykata caktoi për të mjekim të detyruar. Fillimisht u transferua në burgun e Lezhës dhe më pas në spitalin e burgjeve, por gjendja e tij u përkeqësua në fillim të muajit dhe u dërgua në QSUT po u nda nga jeta për shkak të një arresti kardio-respirator dhe sëmundjeve bashkëshoqëruese.

Rasti i Robit kthen sërish në vëmendje sfidat e personave me probleme të shëndetit mendor, familjeve të tyre dhe domosdoshmërinë e mbështetjes institucionale për familjet dhe personat që përballen me to dhe dhunën në familje.

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Reforma territoriale, Shoqata e Bashkive kërkon ndërhyrjen e Këshillit të Evropës

Shoqata e Bashkive dhe e të Zgjedhurve Vendorë i është drejtuar me një letër urgjente…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Martë 25 Gusht 2026

Dashi Mos e lini për asnjë moment pas dore partnerin tuaj sot sepse mund t’iu…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhet vjedhja e 2.5 milionë lekëve dhe bizhuterive në Tiranë

Policia e Tiranës ka zbardhur vjedhjen e ndodhur 10 ditë më parë në një banesë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Trendi që po përhapet te të rinjtë/ Teknologjia e vjetër për një jetë më të qetë

Rrjetet sociale dhe teknologjia kanë marrë një pjesë të madhe të jetës së përditshme, veçanërisht…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksidenti me dy viktima në Golem, banorët: Po bënin manovra me motor dhe humbën kontrollin

Detaje të reja janë zbuluar nga aksidenti me pasojë vdekjen e dy të rinjve në…

LEXO ME SHUME