Categories Lajme

Furnizoi makinën me karburant me euro false, arrestohet nga policia e Fierit 25-vjeçari nga Tepelena

Policia e Fierit ka vënë në pranga një të ri pasi përdorte kartëmonedha euro të dyshuara të falsifikuara. Në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë k riminale në fushën e falsifikimit të monedhave, specialistët për H etimin e K rimit Ekonomik e Financiar në DVP Fier, bënë ndalimin e shtetasit E. N., 25 vjeç, banues në Mamaj, Tepelenë.

Ndalim i këtij shtetasi u bë pasi në datë 25.01.2021, ka furnizuar me karburant automjetin tip “Opel” në një pikë karburanti në lagjen “1 Maji”, Fier, dhe pagesën e ka bërë me një kartëmonedhë 50 euro e dyshuar e falsifikuar.

Gjithashtu, në datë 26.01.2021, ky shtetas ka blerë produkte në një dyqan në Mallakastër me kartëmonedhë 50 euro të dyshuar të falsifikuar. U sekuestrua në cilësinë e provës materiale automjeti tip “Opel” dhe dy kartëmonedha 50 euro të dyshuara të falsifikuara. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Falsifikimi i monedhave”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME