Categories Lajme

Furnizonte me drogë zonën e Shushicës, arrestohet 31-vjeçari në Tiranë

Njoftimi i policisë: Tiranë Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Finish”, për goditjen e shpërndarjes së drogave në doza të vogla.

Operacioni i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Nr. 2. Sekuestrohen një sasi lënde narkotike e ndarë në dhjetëra doza, një shumë parash që dyshohet se është përfituar nga ky aktivitet i paligjshëm, tre aparate celulare dhe një peshore elektronike.

Vihet në pranga poseduesi i tyre.

Specialistët e Seksionit të Hetimit të Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal në fushën e prodhimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, pas një pune të mirëfilltë hetimore, bazuar dhe në të dhënat e grumbulluara në rrugë operative, se një shtetas posedonte dhe shpërndante lëndë narkotike cannabis sativa në zonën e Shushicës, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Finish”, në kuadër të të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:

– J. H., 31 vjeç, banues në Tiranë.

Gjatë kontrollit të banesës së këtij shtetasi, në rrugën “Gjin Kuqali”, shërbimet e Policisë, gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi lënde narkotike të ndarë në dhjetëra doza, një shumë parash që dyshohet se është përfituar nga ky aktivitet i paligjshëm, tre aparate celulare dhe një peshore elektronike.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau të riun pas sherrit të kalçetos, ja kush është 39-vjeçari i dyshuar, Llanaj! RENEA dhe policia i vihen nga pas

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me vrasjen që ndodhi paraditen e sotme në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlora Marina apo VEFA? Ngjashmëria e logos rikthen kujtimet e hidhura të viteve 1996–1997

Vlora Marina apo VEFA? Ngjashmëria e logos rikthen kujtimet e hidhura të viteve 1996–1997 Ngjashmëria…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjendet i mbytur një person në lumin Mat

Një person i pajetë është gjetur në ujërat e lumit Mat në fshatin Zenisht. Personi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Edhe djali im të kishte vdekur!”, flet për herë të parë nëna e autorit të vrasjes së efektivit Enea Mekolli: Ja si ndodhi ngjarja

Ka folur për herë të parë nëna e Violand Bracellarit, autorit të vrasjes së efektivit…

LEXO ME SHUME