Categories Lajme

Furra historike mbi 200-vjeçare në Gjirokastër që qëndron në këmbë pa asnjë ndërhyrje

Furra historike e Premtos në pazarin tradicional të Gjirokastrës, prej më shumë prej dy shekujsh ndizet çdo mëngjes për të mbushur me aromë buke, byreku e ëmbëlsirash qendrën e qytetit të vjetër.

Furra edhe sot njihet prej emrit të usta Premtos, bukëpjekësit të njohur të qytetit që e morri furrën me qira në kohën e monarkisë dhe i dhuroi shije tradicionale qytetit për disa dekada.

Kujtim Shehu, pronari i objektit historik, thotë se paraardhësit e tij e ndërtuan furrën më shumë se 200 vite më parë dhe një pjesë e madhe e produkteve të furrës shkonte në atë kohë për bamirësi. Sot furra është mundësi jetese për familjen Shehu, por edhe një prej stacioneve më interesante për turistët që vizitojnë Gjirokastrën.

Silvana, bashkëshortja e Kujtimit, thotë se furra vijon të marrë porosi për pjekje nga qytetarët në Gjirokastër, por atmosfera e festave ndihet më pak këtë vit. Furra që dikur piqte qindra bakllava gjatë fundvitit, po e redukton këtë funksion vitet e fundit. Megjithatë besnikët e furrës së Premtos do të kërkojnë shërbimin e furrës deri pasditen e së hënës. Ky vit do të mbyllet me pjekjen e lakrorëve, – tregon Silvana.

Furra qindravjeçare me sipërfaqe rreth 20 metra katror, nuk ka njohur asnjë ndërhyrje restauruese për më shumë se 100 vite, por vijon të ruajë gjendje shumë të mirë. Ende është mister çfarë janë dhe nga kanë mbërritur gurët që veshin harkun e kupolës së furrës por furra vijon të ruajë një temperaturë të lartë edhe kur zjarri shuhet. Furra e Premtos, që të gjithë e njohin në Gjirokastër, mbetet mes simboleve të pazarit dhe qendrës historike të qytetit. /TopChannel

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Sarandë Lavazhi i makinave u kthye në bazë për shpërndarjen e drogës, dy të arrestuar

Goditet një bazë shpërndarjeje e maskuar si lavazh automjetesh në Sarandë. Për pasojë u arrestuan…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rriten çmimet e karburanteve në Vlorë, arrijnë në 209 lekë për litër

Çmimet e naftës dhe benzinës në qytetin e Vlorës janë rritur mëngjesin e kësaj të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Telefonata mashtruese nga “banka”/ Ekspertët: Mos jepni të dhëna personale

Nëse ju vjen një telefonatë  dhe  dikush që prezantohet si punonjës banke iu kërkon  të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kush është Kristi Ceka që dhunoi ish-bashkëshorten në Sarandë dhe i vuri pistoletën në kokë kunatit të saj

Detaje të reja janë zbardhur nga incidenti i sotëm në fshatin Shelegar në Sarandë. Mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rrjeti i prostitucionit në Shqipëri, AFP: Shumë vajzave të huaja i premtohet vendi i punës, por përfundojnë në burg

“Një numër në rritje grash po tërhiqen nga rrjete kriminale ndërkombëtare në Shqipëri nga vende…

LEXO ME SHUME