Categories Lajme

Historia e dhimbshme e vëllait dhe dy motrave në Shkup…derisa shqiptarët vijnë në ndihmë

Historia e Agim Terziut, shqiptar i Shkupit, ka qenë përherë e zhytur në errësirë, jo vetëm sepse ai është gjysëm i verbër, por sepse për dekada me radhë, ka parë motrat e tij të vuajnë nga dhimbjet e sëmundjeve… Agim Terziu jeton me tre motrat në banesën numër 59 në lagjen Gazi Babë në Shkup, një banesë e rrënuar për shkak të pamundësisë për t’u kujdesur për të. Pavarësisht problemeve me shikimin, Agimi duhet të kujdeset për motrat e tij.

Situata është me të vërtetë alarmante dhe në rrezik është vënë jetesa. “Është shumë e vështirë të mbijetojmë, sepse ne nuk kemi mundësi të punojmë. Nuk mund të punoj dot për shkak të familjarëve të mi. Ne nuk kemi asnjë të ardhur… është shumë e vështirë”.

Në lagje, të gjithë banorët e veçanërisht shqiptarët i ndihmojnë me sa të munden familjen Terziu, por sërish ushqimi apo veshmbathja është e pamjaftueshme.

Agimi: na ndihmojnë vetëm fqinjët, vetë nuk punoj dot se jam sëmurë. Nuk mundem. Nuk kemi asnjë të ardhur.

Emisioni “Shqiptarët për Shqiptarët” vendosi që të ndihmojë këtë familje duke i ndërtuar një shtëpi të re ku ata të mund të jetojnë në kushte normale. Çelësi i shtëpisë së re iu dorëzua Agimit, i cili falënderoi nga zemra emisionin “Shqiptarët për Shqiptarët” dhe fondacionin.

Në emision, Elvis Naçi u shpreh se shtëpia e ndërtuar dhe mobiluar rishtas ka kushtuar rreth 31 mijë euro dhe se ai personalisht është shumë i lumtur që një tjetër familje shqiptare, kësaj here në Shkup, u bë e lumtur.
“Ka shkuar shumë kjo shtëpi, është ndërtuar nga fillimi e më pas është mobiluar. Në këtë familje kanë qenë të gjithë thuajse të sëmurë dhe ishte një rast specifik. Jemi të gëzuar që një familje shqiptare në Shkup gëzon së bashku me ne. Kjo shtëpi ka kushtuar rreth 31 mijë euro. Është një shtëpi që është ndërtuar dhe jo e blerë. Kur njeriu ka sëmundje, ne nuk mundemi dot të bëjmë çdo gjë, por kur është një shtëpi e mirë njeriut i lehtësohen hallet dhe problemet”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Vlorë-Orikum, “Audi” përplas këmbësoren me foshnjën 3-muajshe, mrekullisht shpëtojnë të dyja!

Një aksident rrugor dramatik ka ndodhur mesditën e sotme (29 gusht) në aksin Vlorë-Orikum, pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Prokuroria mbyll hetimet për Ylli Zallën

Pak ditë përpara se Ylli Zalla të arrestohej gjatë operacionit policor të koduar “Fundi i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I dhunuan nipin në Kavajë, 47-vjeçari arrestohet ndërsa po shkonte për të…

Me armë zjarri në automjet, po shkonte për të vrarë personat që kishin dhunuar nipin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 28 Gusht 2026

Dashi Edhe pse situata ne jetën tuaj ne çift do përmirësohet sot, serish nuk do…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO/ Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane rikthehet në Vjosë!

Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane është shfaqur sërish në hapësirën e lumit Vjosa. Ministri i…

LEXO ME SHUME