Categories Lajme

Detaje të reja nga ngjarja e Elbasanit

Vëllezërit Alibej janë arrestuar në kuadër të operacionit të koduar “Cocash”, hetimet e të cilit kanë nisur në janar të vitit 2012, kur skuadra antidrogë e Policisë së Astit gjatë kontrollit të banesës së njërit prej vëllezërve mundi të zotëroj një bllok shënimesh ku ishin shënuar emrat e adresat e të gjithë klientëve që furnizonin drogë, sasinë, kohën e dorëzimit e çmimin e saj.

Në raportin e policisë së Astit thuhet se operacioni “COCASH” i ekzekutuar më 4 qershor 2013 shkatërroi dy grupe trafikantësh droge të drejtuar nga shqiptarë me pjesëmarrjen e shtetasve italianë. Dy grupet e shkatërruar nga ky operacion ishin;

Grupi i përbërë nga 3 shqiptarë; Vexhi Shahinaj, Sajmir Guradeci, aktualisht (më 2013) i burgosur në Francë e Urim Shahinaj, i identifikuar ne Shqipëri.

Grupi i dytë i trafikantëve përbëhej nga dy vëllezërit shqiptarë Erion e Endrit Alibej nga Elbasani, pa leje qëndrimi të rregullt në Itali por që banonin në provincën e Astit.

Ata administronin një trafik të konsiderueshëm droge të tipit kokainë në territorin e provincës së Astit.

Hetimet kanë zbardhur se Alibejtë furnizoheshin me lëndë narkotike nga shqiptari Sajmir Serjani, banues në Torino, i identifikuar të jetë anëtar i një grupi trafikantësh shqiptarë me bazë në Holandë e me depozita kokaine në Torino, Alessandrino e në provincën e Milanos.

Sipas raportit të Policisë italiane vëllezërit Alibej lëviznin të pa shqetësuar në territor dhe pse pa dokumente, të ndihmuar nga 2 të rinj italianë të cilët i kishin marrë me qira në emër të tyre, dy banesa ku jetonin dy vëllezërit shqiptarë e që ishin baza operative e trafikut të kokainës. Një prej tyre ishte femër e në emër të saj ishin blerë makinat e përdorura nga Alibejtë.

Gjatë arrestimit vëllezërve Alibej u janë gjetur në dy banesat e tyre në Asti rreth 15 kg kokainë e fshehur.

Në grupin e Edrit e Erion Alibej bënin pjesë dhe shqiptarët; Gugash Hoxha, Engletjan Hasa, Julian Bullarj, Refatsi Lila. Shumica e të arrestuarve ishin pa leje qendrimi të rregullt në Itali o me dokumenta fallso. Në aktivitetin e tyre kriminal përdornin pseudonime si Tarzani, Tino, Ciccio, Bimbo etj. Përrgjimet ambinetale e telefonike kanë zbardhur se për trafikimin e drogës përdornin një gjuhë të kriptuar duke e kokaina identifikohej me fjalën “foto”.

Sipas policisë italiane vëllezërti Alibej kanë trafikuar kokainë në të gjithë territorin e Italisë veriorre e qëndrore në Asti.



oranews

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Vlorë-Orikum, “Audi” përplas këmbësoren me foshnjën 3-muajshe, mrekullisht shpëtojnë të dyja!

Një aksident rrugor dramatik ka ndodhur mesditën e sotme (29 gusht) në aksin Vlorë-Orikum, pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Prokuroria mbyll hetimet për Ylli Zallën

Pak ditë përpara se Ylli Zalla të arrestohej gjatë operacionit policor të koduar “Fundi i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I dhunuan nipin në Kavajë, 47-vjeçari arrestohet ndërsa po shkonte për të…

Me armë zjarri në automjet, po shkonte për të vrarë personat që kishin dhunuar nipin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 28 Gusht 2026

Dashi Edhe pse situata ne jetën tuaj ne çift do përmirësohet sot, serish nuk do…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO/ Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane rikthehet në Vjosë!

Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane është shfaqur sërish në hapësirën e lumit Vjosa. Ministri i…

LEXO ME SHUME