Categories Lajme

Fushë Krujë: Autobusi përplaset me dy makina, humb jetën shoferi

Aksident i rëndë në aksin rrugor Tiranë-Fushë Krujë, në afërsi të fshatit Dritas. Mësohet se në aksident janë përfshirë tre automjete, një makinë tip “Benz”, një “Volkswagen” dhe një autobus. Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë shoferi i autoveturës, F. XH. 59 vjeç, ndërsa 6 persona kanë mbetur të plagosur, të cilët janë nën kujdesin e mjekëve.

“Më datë 01.03.2020, rreth orës 17:30, në aksin rrugor Tiranë-Fushë Krujë, në Tapizë, janë përplasur mjeti tip “Benz” me një mjet tip “Volkswagen” me drejtues shtetasin F.Xh.,59 vjeç, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.  Po si pasojë e përplasjes janë dëmtuar dhe 6 pasagjerë të tjerë të autoveturës dhe autobuzit, të cilët janë dërguar në spital nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.” – bën me dije policia.

Ndërkohë, si shkak i ngjarjes është krijuar një radhë e gjatë prej 10 km në këtë aks rrugor. Në vendngjarja ka mbërritur policia dhe ambulanca. Akoma nuk dihen shkaqet e aksidentit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME