Ylli i Everton Nikola Vlasic ka sulmuar ish-trajnerin e tij Sam Allardyce duke thënë se taktikat e tij ishin të tmerrshme dhe ka pranuar se Toffees kishin frikë nga tifozët e tyre. Allardyce nuk pëlqehej nga shumica e tifozëve të klubit dhe as Vlasic nuk ishte një simpatizant i tiji. Ish-trajneri i përfaqësueses angleze mori vendin e Ronald Koeman, i cili kishte blerë Vlasic në gushtin e vitit 2017.
21-vjeçari u huazua te rusët e CSKA verën e kaluar dhe tani ka thumbuar ish-trajnerin e klubit. “Gjithçka ndryshoi kur u largua Koeman. Futbolli që preferonte Big Sam ishte i tmerrshëm, nëse mund të quhej futboll. Nuk e gjej veten te futbolli i tij. Ekipi kishte frikë nga tifozët. “Këtë sezon, Marcos Silva luan ndryshe, futboll më të bukur, por nuk ka marrë rezultatet.”