Categories Lajme

Futbollisti i ndryshon mendjen kryeministrit, shihet si hero në Angli

Nëse mendoni se një futbollist nuk mund të ndikojë në vendimet e një qeverie, e keni gabim. Falë fushatës së futbollistit të Manchester United, Marcus Rashford, ku rreth 1.3 milionë fëmijë britanikë do të marrin racion ushqimi falas gjatë muajve të verës, kryeministri Boris Johnson ka ndërruar mendje. Ky i fundit ndryshoi vendimin e mëparshëm për të mos e zgjatur në kohë skemën e ndihmave ushqimore për këta fëmijë.

Pra ishin thirrjet e njëpasnjëshme të futbollistit 22-vjeçar, dhe letra që ai i drejtoi qeverisë, që bënë kryeministrin Johnson të ndryshonte vendimin e marrë më parë, shkruan Daily Mail. Padyshim, një veprim i tillë është pritur me duartrokitje nga populli britanik, madje shumë prej tyre e konsiderojnë hero sulmuesin e Manchester United. Futbollisti falë fushatës së tij ka arritur një shumë prej 20 mln paundësh për të siguruar 3 vakte falas për fëmijët gjatë periudhës së Coronavirus.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME