Categories Showbiz

“Futi familjen në kredi e fajde!”, Laureta mes lotësh: Nuk ia fal binjakes!

“Futi familjen në kredi e fajde!”, Laureta mes lotësh: Nuk ia fal binjakes!

Seanca e ndërmjetësimit të “Shihemi në Gjyq” mbyllet pa pajtim mes binjakeve Laureta dhe Mirushe. Laureta nuk ia fal motrës së saj paratë që ajo i ka marrë hua familjes për ish-bashkëshortin, Përparimin. 42 mijë eurot nuk janë kthyer prej 8 vjetësh dhe familja është zhytur në kredi për t’i shlyer.

Mirushja thotë se është mashtruar nga ish-burri, i cili është shqiptar i Kosovës. Eni Çobani premtoi zgjidhje përmes një kontrate të re, e cila nëse nuk pranohet nga Përparimi, rruga e zgjidhjes do të jetë ndjekja e çështjes pranë prokurorisë së Prizrenit.

 

Eni Çobani: Këtë motrën që e keni nxjerrë nga shtëpia…

Laureta: Normale se s’i flet vëllai…

Eni Çobani: E keni bërë lanet këtë, nuk e pranoni sikur kjo ka bërë turpin e botës. Kjo nuk e paska pasur as burrë atë!

Laureta: Po s’e kishte moj zonja Eni, ça t’i bëjmë ne? Kjo pse u mashtrua zonja Eni?

Eni Çobani: Po mashtrohen njerëzit Laureta, edhe mashtrohen, por e ke motër. Unë e kuptoj që edhe ti ke hall.

Laureta: Shumë probleme në familje. Mua më vjen keq për vëllain dhe për babin.

Eni Çobani: Jo për këtë?

Laureta: Jo, fare.

Ardit Gjebrea: Që e ke edhe motër binjake?

Laureta: Unë s’do t’ia fal sa të kem jetën se e futi në kredi, lekë me fajde! Erdhi babi duke qarë te unë!

Eni Çobani: E ka futur në kredi të vëllain, Nekiun. Edhe ai është duke larë kredinë, akoma lan kredinë e lekëve të Përparimit?

Laureta: Akoma lan vëllai kredinë e babit! Ja kush është Përparim Kryeziu!

 

“Copë mishi! Ku e dinte ai që ka lekë babai jot?”, Laureta ‘sulmon’ binjaken. Gjebrea zbulon shifrën e huasë

Laureta u bë shkas që motra e saj binjake, Mirushja të njihej me ish-bashkëshortin e saj, Përparimin. Mirushja ndenji vetëm 4 muaj me të dhe Përparimi i kishte premtuar se do të jetonin në Zvicër por nevojiteshin para për procedurat.

Këto para Mirushja ia ka marrë familjes dhe ia ka dhënë ish-bashkëshortit. Pas 8 vjetësh ai nuk i ka kthyer ende dhe Laureta e ka sjellë në “Shihemi në Gjyq” nga “E Diela Shqiptare” në Tv Klan për t’ia kërkuar. Ajo i thotë motrës se ajo ka vjedhur familjen dhe i ka treguar gjithçka ish-bashkëshortit.

 

Laureta: E lashë në shtëpi dhe iku, çau ferrat ai! Se ai ga, kjo shukat me lekë sikur ishim bankë ne aty! Edhe në bankë kur të shkosh ka ca rregulla, ai pse mos t’i merrte te banka atje në Kosovë, ku kishte punuar? S’ka turp ai! Futi babain tim edhe në kredi, edhe lekë me fajde! Ti rri aty si copë mishi, ti rri ashtu!

Mirushe: Unë rri si copë mishi?

Laureta: Copë mishi je! Copë mishi për mua! Po si s’tu dhimb babai yt moj? Po si s’tu dhimb vëllai jot?

Mirushe: Po ti ma gjete moj, ti! Mashtruesin!

Laureta: Unë s’të thashë hap barkun, shko vidh familjen!

Mirushe: Po çfarë barku hapa?

Laureta: Po barkun mi, ke hapur barkun! Ke bashkëpunuar me të!

Mirushe: Bashkëpunova unë kundrejt familjes time?

Laureta: Ku e dinte ai që ka lekë baba jot? Ku e dinte? I kërkon atij 80-vjeçarit?

Mirushe: Harroje se unë lekë s’kam, lekë s’të jap!

Laureta: Lekët do i gjesh!

Mirushe: Kam krijuar familje të re, mos më përçaj!

Ndërkohë, moderatori Ardit Gjebrea mban në dorë kontratën e huadhënies dhe zbulon se shuma e huadhënies është 42 mijë euro.

 

Ndenji e martuar vetëm 4 muaj, Mirushja: S’ishim çift! Lekët ia dhashë se më mashtroi

Laureta i kërkon motrës  së saj binjake, Mirushes të cilën e ka sjellë në “Shihemi në Gjyq”, paratë që ish-bashkëshorti i saj i ka marrë familjes. Mirushja e ka njohur ish-burrin, i cili është shqiptar i Kosovës përmes Lauretës dhe ai i kishte premtuar se pasi të bënin celebrimin, do të jetonin në Zvicër.

Për të kryer procedurat, ai ka marrë para nga familja e Mirushes dhe më pas është larguar. Mirushja thotë se është mashtruar prej tij dhe se ata ishin të celebruar, por jo çift.

 

Eni Çobani: Tani, ka mundësi të më thuash sa herë i ke dhënë para Përparimit? Nga momenti i parë dhe sa ke qëndruar me këtë burrë, sa vite, sa muaj, nuk e di?

Mirushe: Zonja Eni, të lutem më dëgjo. Unë e fejuar kam qenë pavarësisht se ai bëri celebrim për të më marrë me vete, por kurrë unë nuk u bëra nuse e asaj shtëpie ose e atij bashkëshorti, ish-bashkëshorti. Kurrë s’u bëra.

Ardit Gjebrea: Sa muaj?

Mirushe: 4 muaj ka zgjatur.

Eni Çobani: Pra ti e kishe burrë këtë apo s’e kishe moj zonjë?

Mirushe: Si?

Eni Çobani: E ke pasur burrë këtë ti?

Mirushe: Jo moj!

Laureta: Thjesht kanë bërë celebrimet, thjesht ai ka mashtruar familjen time.

Eni Çobani: Pra nuk ke pasur asnjë… se po na dëgjon Përparimi dhe sigurisht jam e sigurt që ai do më telefonojë dhe do më thotë kjo është gruaja ime…

Mirushe: Po të isha gruaja e tij, isha me atë unë. Ai ishte një mashtrues! Pse s’më mori? Bëri celebrimet në vendlindjen time, i mori gjithë letrat nga i kishte të vetat dhe bëri celebrim në fshatin tonë.

Ardit Gjebrea: Pra, unë kam një pyetje, ju keni qenë çift?

Mirushe: Me letra po.

Ardit Gjebrea: Po çift?

Mirushe: Jo.

Ardit Gjebrea: Po për ça ia dhe lekët ti?

Mirushe: Si? Po më mashtroi mo zoti Ardit.

 

“Gjej ish-burrin dhe ktheji lekët familjes!”, sherri mes binjakeve: Kam krijuar lidhje të re!

Laureta dhe Mirushja janë dy motra binjake që përballen në seancën e ndërmjetësimit të “Shihemi në Gjyq”. Laureta e ka thirrur në rubrikën nga “E Diela Shqiptare” në Tv Klan motrën e saj për t’i kërkuar kthimin e një borxhi që ish-bashkëshorti i saj i ka marrë familjes.

Mirushja thotë se ish-bashkëshortin, i cili është shqiptar i Kosovës ia ka prezantuar vjehrra e Lauretës. Ajo shton se lidhja ka mbaruar dhe ka krijuar një familje të re. Për shkak të konfliktit të parave, familja e ka nxjerrë Mirushen jashtë shtëpisë dhe nuk ka kontakte me të.

 

Laureta: Zotëria nga Kosova i ka kërkuar babait tim lekë…

Mirushe: Pse më ke sjellë këtu sot?

Laureta: Të kam sjellë këtu që t’i kthesh lekët familjes time, babait tim dhe vëllait tim.

Mirushe: Çfarë lekësh?

Eni Çobani: Po mirë, ky babai dhe vëllai janë edhe të Mirushes apo jo, s’janë vetëm të tutë apo Mirushen e keni nxjerrrë jashtë tani dhe nuk e konsideroni më? Tani vëllai me babain pse vijnë tek ju, jua kërkojnë juve këto para, për ç’arsye?

Laureta: Po nuk vijnë ato tek ne, ne do t’ia kërkojmë ish-burrit të motrës. Për 2-3 muaj u bënë me letra, bënë celebrimet se do iknin në Zvcër. Gjatë kësaj kohe i kanë kërkuar lekë borxh, shuma të mëdha borxh. Ata kërko bam, babai im shukat me lekë.

Mirushe: Po ti do të flasësh veç vetë? Po pse s’më jep një përgjigje, kush ma bëri këtë personin mua?

Laureta: Ne të bëmë personin ty, nuk të thamë shko jep lekët.

Mirushe: Po siç e bëre ti për mirë, ashtu e njoha edhe unë për mirë.

Laureta: Ku e ka të mirën ai mi?

Mirushe: Këtë kërkoja vetes.

Paratë e huazuara janë marrë rreth 8 vite më parë. Laureta thotë se gabimi është i Mirushes, pasi ajo duhet ta kishte njohur më mirë partnerin e saj. Madje, ajo i thotë binjakes se ka bashkëpunuar me të.

Mirushe: Siç e njohe ti, ashtu e njoha dhe unë.

Ardit Gjebrea: Atë po thotë dhe motra.

Mirushe: Po ku ta njihja unë më shumë, më mirë?

Laureta: Po pse të tha kush hape barkun ti?  Ai gam, ti lekët na, ça je ktu?

Mirushe: Ça lekësh moj?

Laureta: Lekët e babës tim! Unë sot të kam sjellë këtu që ti sot me Përparimin të gjesh lekët e babës tim dhe të vëllait tim dhe ta qepësh atë gojën! Kam pritur 8 vite që t’i kthehen lekët babës tim, more vesh? Të ma sjellësh atë Përparimin përballë se i dal unë!

Mirushe: Çfarë lekësh kërkon ti?

Laureta: Ato lekët që ia ke marrë.

Mirushe: Unë ia kam marrë?

Laureta: Ti bashkë me të, ke bashkëpunuar!

Mirushe: Gjej Përparimin, siç ma gjete të ma gjesh prapë, merr lekët!

Laureta: Unë të gjej atë?

Mirushe: Mos më përziej me këtë punë! Kam krijuar familje!

Laureta: Unë di burrin tim ku e kam unë, s’di atë ish-të fejuarin tënd!

Mirushe: Unë e kam harruar atë, kam krijuar lidhje tjetër moj gocë!/tvklan.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

Katy Perry: U shfaq në finalen e American Idol me një fustan që kishte mbi të fytyrat e 168 konkurrenteve

Katy Perry u shfaq në finalen e “American Idol” me një fustan që i bën…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Zgjidhen 5 finalistët e BBV3. Ata përfitojnë secili 10 mijë euro

Brother Albania VIP 3 do të ketë 5 finalistë ndërkohë që nga fundi i prime…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Amos Zaharia flet për divorcin e motrës së tij nga Princi Leka

Aktori i njohur Amos Zaharia ka folur për herë të parë në lidhje me divorcin…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Ikën Buçko, vjen Robert Aliaj, sfidë e fortë mes Florjan Agalliut dhe Valer Kolnikajt pas televotimit

Robert Aliaj Dragot është fermeri më i ri V.I.P. që i bashkohet eksperimentit social, unik…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Ja kë sheh fitues ish-banorja, një rrëfim i sinqertë nga Rike Roçi: Në Itali jam bullizuar…

E ftuar sot në Top Albania Radio, Rike Roçi ka komentuar rrugëtimin në “BBV3”, ka…

LEXO ME SHUME