Categories Lajme

Futi Shqipërinë në ‘shtet-rrethim’, Rama u drejtohet shqiptarëve më fjalët e Obamës: Masa të tilla ngadalësojnë përhapjen e virusit

Rama shkruan se ka besim se Plani i Përshkallëzimit që po ndjek do japë rezultat, nëse të gjithë do të japin dorën e tyre dhe me ndihmën e Zotit, nuk do të humbasim vendosmërinë e durimin.

Kryeministri Edi Rama në orët e para të mëngjësit u është drejtuar shqiptarëve me fjalët e ish-Presidentit të SHBA, Barak Obamës. Në një reagim në Facebook, Rama ka zgjedhur një deklaratë të Obamës, i cili ka shkruar se masat shtrënguese kundër koronavirusit janë shumë efikase dhe duhet të kujdesimi për njëri-tjetrin.

Më tej dhe Rama shkruan se ka besim se Plani i Përshkallëzimit që po ndjek do japë rezultat, nëse të gjithë do të japin dorën e tyre dhe me ndihmën e Zotit, nuk do të humbasim vendosmërinë e durimin.

POSTIMI I PLOTË I RAMËS

🔴 “NËQOFTËSE JU PYESNI VETEN A MOS ËSHTË I EKZAGJERUAR REAGIMI PËR TË ANULLUAR GRUMBULLIME TË MËDHA APO AKTIVITETE PUBLIKE (DHE UNË E DASHUROJ BASKETBOLLIN), JA KU E KENI NJË SKICË TË DOBISHME, PËR SE SI MASA TË TILLA MUND TA NGADALËSOJNË PËRHAPJEN E VIRUSIT DHE TË SHPËTOJNË JETË. NE DUHET TË KUJDESEMI PËR NJËRI-TJETRIN”, Barak ObamaKËTO JANË DY KURBAT E FAMSHME QË NA TREGOJNË SE SI EPIDEMIA PËRHAPET NË FORMË SHPËRTHYESE DHE RASTET E RËNDA RRITEN LART ME SHPEJTËSI, BRENDA NJË KOHE TË SHKURTËR, DUKE E FUTUR NË KOLAPS SISTEMIN SHËNDETËSOR (kurba e kuqe; shumë më tepër pacientë për trajtim intensiv, se sa shtretër, pajisje dhe mjekë në dispozicion) KUR NUK MERREN MASA SHTRËNGUESE OSE SE SI EPIDEMIA PËRHAPET NË FORMË GRADUALE DHE RASTET E RËNDA RRITEN NË PROPORCION MË TË DREJTË ME KAPACITET E SISTEMIT SHËNDETËSOR (kurba gri, ku shihet qartë shtrirja në kohë e përhapjes së virusit, që sjell nga njëra anë avantazhin e mundësisë së sistemit për ta përballuar më mirë nevojën për kurimin e rasteve të rënda dhe nga ana tjetër, avantazhin që mund të na japë me daljen e dimrit rritja e temperaturave në dobësimin e virusit)

🔴 PRA MASAT SHTRËNGUESE LUAJNË ROL VENDIMTAR NË KËTË LUFTË DHE SA MË I GODITUR TË JETË PLANI I PËRSHKALLËZIMIT TË TYRE, AQ MË E PËRBALLUESHME ËSHTË GODITJA E VIRUSIT, I CILI GJITHËSESI SHPËRNDAHET PO TJETËR JANË PASOJAT KUR PËRPARON SHPEJT DHE KREJT TJETËR KUR PËRPARON NGADALË. Unë kam besim se Plani i Përshkallëzimit që po ndjekim do të na japë rezultat, nëse të gjithë do të japin dorën e tyre dhe me ndihmën e Zotit, nuk do të humbasim vendosmërinë e durimin🙏

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME