Categories Lajme

G.r.abitja e bujshme në Rinas, dalin detaje të padëgjuara më parë

30 qershor 2016. Kamerat e sigurisë regjistrojnë një makinë mercedez benz teksa kalon gardhin e jashtëm të aeroportit “Nënë Tereza” dhe futet brenda në pistën e avionëve. Objktivi i këtij grupi ishte grabitja e  parave të bankave që do të transportoheshin jashtë vendin me avion.

Pasi neutralizuan policinë private që transportonte paratë, grabitsit largohen . E gjithë ngjajrja ndodh në vetëm 4 minuta. Siguria e aeroportit ishte thyer. Nuk pati asnjë reagim nga brenda aeroportit. Nuk pati asnjë person për ti ndaluar grabitësit. Lajmi shokoi opinionin publik për ditë me rradhë.

Kjo e tregoi botërisht se koncesionari në aeroportin e Rinasit, nuk kishte mundësuar as sigurinë e aeoroportit.

Edhe reagimi i forcave të policisë në rajonin e Rinasit nuk kanë pasur reagimin e duhur gjatë kësaj grabitje. Këtë e vërteton edhe kjo video që për të herë të parë bëhet publike.

Në do të krahasojmë 3 elementë: Videon që tregon policët brenda në aeroport… videon që tregon grabitësit… dhe telefonin e një agjenti sigurie që ka telefonuar policinë.

Në deklaratën zyrtare të policisë pas kësaj ngjarje u tha se forcat blu u lajmërua 10 minuta pas grabitjes. Por telefonata e bërë në sallën operative tregon të kundërtën. Ata u lajmëruan vetëm 2 minuta pasi ishte shpërthyer dera e jashtme.

Megjithatë për forcat e policisë dhe Aviacionin Civil, kjo ngjarje nuk duhet të ketë shkaktuar ndonjë habi të madhe. Sepse dy muaj para grabitjes, ata e testuan sigurinë e aeroportit dhe ajo dështoi në mënyrë spektakolare.

Top Channel siguroi një raport mjaft konfidencial për testimet që ishin bërë në Rinas në atë kohë.

Raporti tregon se në datën 20 prill 2016 forcat e policisë dhe ekspertët e aviacionit civil ndërmorën 3 teste sigurie në aeroport.

Në testin e parë, një zonjë që u paraqit si pasagjere e zakonshme, kishte futut në bagazhin e dorës një kallëp tritoli, telat lidhëse dhe kohëmatësin. Ajo u paraqit tek zona e kontrollit fizik të pasagjerëve. Çanta e saj kaloi sipas procedurës në skanerin me rreze X. Nga ana e agjentit të skanerit nuk pati asnjë reagim dhe asnjë dyshim. Bagazhi u konsiderua i pastër dhe u lejua të kalonte.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dërgohet në gjyq dosja për 58-vjeçarin: Falsifikonte dokumente, pasaporta e vula të institucioneve shtetërore shqiptare e të huaja

Prokuroria e Korçës ka dërguar në gjyq dosjen për 58-vjeçarin me iniciale A. R., i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përplasi efektivin në shërbim, arrestohet 21-vjeçari! Si është gjendja e policit 30-vjeçar

Një efektiv policie në shërbim është aksidentuar në orët e para të mëngjesit të sotëm nga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Drogë, thyerje mase, djegie makine dhe aksident, 2 të arrestuar, 1 në kërkim në Vlorë

Policia e Vlorës ka arrestuar dhe proceduar 4 persona për akuza të ndryshme si drogë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau burrin me sëpatë në Sarandë, mbyllet në spital psikiatrik 48-vjeçarja

Gjykata e Sarandës ka zhvilluar sot një seancë lidhur me çështjen e 48-vjeçares Elvira Tahiraj,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përfshihet sërish nga flakët fusha e mbetjeve në Vlorë

Problemi i djegies së fushës së mbetjeve vijon ende në qytetin e Vlorës. Pasditen e…

LEXO ME SHUME