Categories Lajme

G8 dhe G7, ‘dialog’ i dhunshëm, me barriera dhe zona të kuqe

Samiti i G7 hapet në 24 gusht dhe, si në Xhenova 18 vjet më parë, krerët e shteteve do të mblidhen në Biarritz në një zonë të kuqe bregdetare të paarritshme për pjesën tjetër të botës.

Vitet e fundit, përhapja dhe përdorimi i platformave teknologjike kanë kontribuar në simulimin e një dialogu gjithnjë e më intensiv midis medias dhe figurave politike e publike përmes deklaratave, përshtypjeve dhe imazheve në kohë reale.

Në vitin 2018, Angela Merkel bëri që bota të marrë pjesë në vështirësinë e negociatave të G7 teksa publikoi një fotografi që portretizonte Donald Trump me krahë të palosur, intolerant dhe konfrontues me krerët e tjerë të shteteve.

Kontrasti midis këmbënguljes që samitet të zhvillohen në zona ‘të kuqe” dhe afrimitetit virtual shumë të tronditur midis krerëve të shteteve dhe votuesve, kur dialogu po bëhet gjithnjë e më i njëanshëm, është evident.

Samiti i vitit 2018 u zhvillua në Manoir Richelieu, një hotel i madh në fshatin Pointe-au-Pic, 150 km larg qytetit të Quebec, në Kanada.

Rrugët alternative për në resortin luksoz i’u shërbyen liderëve për ‘të humbur gjurmët’, ndërsa perimetri ishte i rrethuar për të garantuar sigurinë e mysafirëve; në lindje, resorti kishte lumin San Lorenzo, një mbrojtje “natyrale” që forconte më tej samitin e G7.

Zona e kuqe mbrohej nga një kangjella të larta tre metra, përgjatë së cilave ishin montuar kamera të shumta, një në çdo pesë metra. Policia, forcat e armatosura dhe dy fregata te marinës kanadeze garantuan paprekshmërinë e këtij kufiri, hapësira e ajrit u shpall Zonë Fluturimi, me balona mbikëqyrëse të pajisura me kamera.

“Shprehja e lirë”… 1,5 km larg

Veç “zonës së kuqe”, ishin dhe dy zona të tjera, një jeshile dhe një e bardhë, kjo e fundit ishte hapësirë e destinuar për shprehjen e lire dhe protestuesit, 1.5 km larg Manoir, brenda “Zonës së Gjelbër”.

Politikat globale ekonomike dhe opozitarët mund të dialogonin vetëm në një distancë prej 1500 metrash.

Edhe Samiti i G7, që do zhvillohet në fundjavë, nuk i ka shpëtuar “traditës”. Bregdeti i Biarritz është shndërruar në bunker. 13 mijë policë e xhandarë janë në gatishmëri.

Në kushte të tilla, respekti për lirinë e shprehjes duket se është në vështirësi.

“Udhëheqësit politikë duhet të ndiejnë presionin, ata duhet të dinë se njerëzit po bëhen të padurueshëm dhe duan të dëgjohen.”- tha Brent Patterson, drejtori politik i Këshillit të Kanadezëve, organizatë e veprimit shoqëror, e themeluar në vitin 1985.

Situata kontradiktore deri tani nuk ka arritur të ngrejë polemikë.

Liderët politik, përgjegjës për botën, duken indiferentë ndaj opozitës që zhvillohet nëpër rrugë, me mjete të dhunshme apo paqësore.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vlore, aksidentohet një vajzë 20 vjeçe, rreth mesnatës në aksin e Transballkanikes , shoferi ia mbath

Një aksident është regjistruar rreth mesnatës në aksin e Transballkanikes, pranë ish-Hipotekës në Vlorë. Sipas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Turqit e “RAMS Albania” shpallen fitues të Zonës Ekonomike në Vlorë, Qeveria u jep 885 mijë m2 tokë me 1 Euro! Cila është kompania që po transformon ndërtimin

“RAMS Global”, një ndër firmat më të forta ndërkombëtare në sektorin e pasurive të paluajtshme,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 31 Korrik 2026

Dashi Nëse do të veproni në mënyrë të pamenduar, nuk do të arrini rezultatet e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kretë, dy të rinj shqiptarë humbin jetën në një aksident me motoçikletë

Dy shtetas shqiptarë kanë humbur jetën ditën e djeshme si pasojë e një aksidenti rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Policia Bashkiake nis aksionin për lirimin e hapësirave publike në plazhet e Vlorës

Policia Bashkiake e Vlorës ka nisur këtë të premte një aksion për lirimin e hapësirave…

LEXO ME SHUME