Categories Lajme

Gara në Gjykatën Kushtetuese, KED skualifikon Eugen Papandilen dhe Zhaklina Peton. Zbulohen emrat që shkojnë tek Presidenti

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi vendosi sot se cilët do të jenë kandidatët që do t’i shkojnë Presidentit të Republikës për të zgjedhur pasuesin e Besnik Muçit në Gjykatën Kushtetuese. Ky i fundit u emërua gjyqtar nga Presidenti, por pak ditë më pas u shkarkua nga Vettingu.

Aktualisht, për të zënë vendin e Muçit, KED ka kualifikuar noteren Sonila Bejtja dhe avokatin Altin Binaj. Sot KED vendosi skualifikimin e juristëve: Eugen Papandile dhe Zhaklina Peto, të cilët Apeli Administrativ i riktheu sërish në garë. Pas marrjes së këtij vendimi, faza tjetër është intervistimi i kandidatëve dhe renditja e tyre, ku Meta mund të dekretojë vetëm një nga emrat në listë. Njoftimi i plotë: Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED), në datën 23.11.2020, zhvilloi mbledhjen e tij të radhës, me këtë rend dite: Miratimi i procesverbalit të përmbledhur të mbledhjes të KED-së të datës 02.11.2020.

Shqyrtimi i gjetjeve në procedurën e verifikimit për kandidatëtpër vendin vakant, vakancë e parakohshme në Gjykatën Kushtetuese, e shpallur nga Presidenti i Republikës në datën 22.11.2019:– Eugen Papandile – Zhaklina Peto Shqyrtimi i gjetjeve në procedurën e verifikimit për kandidatëtpër vendin vakant, vakancë e parakohshme në Gjykatën Kushtetuese, e shpallur nga

Presidenti i Republikës në datën07.02.2018 dhe rishpallur në datat 27.09.2019 dhe 24.09.2020:  Aleksandër Toma; Altin Binaj;  Eugen Papandile; Ilir Haznedari Orkida Totojani Shqyrtimi i gjetjeve në procedurën e verifikimit për kandidatëtpër vendin vakant, vakancë e parakohshme në Gjykatën Kushtetuese, e shpallur nga Kuvendi i Shqipërisë në datën28.08.2018 dhe rishpallur në datat 21.08.2019 dhe 24.09.2020: Altin Binaj Ilir Haznedari

Vendimmarrja lidhur me lejimin/ndalimin e kandidimit të kandidatëve të mësipërm. Në mbledhjen e sotme merrnin pjesë anëtarët e KED, Avokati i Popullit, përfaqësuesi i Presidentit të Republikës dhe përfaqësuesi i Kryetarit të Kuvendit. Mbledhja nisi me miratimin e rendit të ditës dhe miratimin e procesverbalit të përmbledhur të mbledhjes së KED të datës 02.11.2020.

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, pasi shqyrtoi aktet dhe procedurën e ndjekur për verifikimin e kandidaturave dhe dokumentacionin e përgatitur nga relatorët lidhur me plotësimin e kushteve ligjore për kandidim, për secilin kandidat të përcaktuar në rendin e ditës, pasi dëgjoi edhe mendimin e Avokatit të Popullit, lidhur me procedurën e ndjekur në verifikimin e kandidaturave, vendosi:

A.Lejimin e kandidimit të kandidatëve për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese:
Altin Binaj, për vendin vakant shpallur nga Presidenti i Republikës në datën07.02.2018 dhe rishpallur në datat 27.09.2019 dhe 24.09.2020. 2. Altin Binaj, për vendin vakant shpallur nga Kuvendi i Shqipërisë në datën28.08.2018 dhe rishpallur në datat 21.08.2019 dhe 24.09.2020. 3. Aleksandër Toma, për vendin vakant shpallur nga Presidenti i Republikës në datën07.02.2018 dhe rishpallur në datat 27.09.2019 dhe 24.09.2020.

Përfundimin e procedurës së verifikimit, vlerësimit, pikëzimit dhe renditjes për shkak të tërheqjes nga kandidimi, të kandidatëve: Orkida Totojani, për vendin vakant shpallur nga Presidenti i Republikës në datën07.02.2018 dhe rishpallur në datat 27.09.2019 dhe 24.09.2020. Eugen Papandile, për vendin vakant shpallur nga Presidenti i Republikës në datën07.02.2018 dhe rishpallur në datat 27.09.2019 dhe 24.09.2020.
C. Ndalimin e kandidimit të kandidatëve për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese si më poshtë:
1. Eugen Papandile, për vendin vakant tëshpallur nga Presidenti i Republikës në datën 22.11.2019.
2. Zhaklina Peto, për vendin vakant të shpallur nga Presidenti i Republikës në datën 22.11.2019.
3. Ilir Haznedari, për vendin vakant shpallur nga Presidenti i Republikës në datën07.02.2018 dhe rishpallur në datat 27.09.2019 dhe 24.09.2020.
4. Ilir Haznedari, për vendin vakant shpallur nga Kuvendi i Shqipërisë në datën28.08.2018 dhe rishpallur në datat 21.08.2019 dhe 24.09.2020.

Vendimet e plota dhe të zbardhura do të publikohen të arsyetuara në faqen elektronike të Gjykatës së Lartë, në pjesën e caktuar për Këshillin e Emërimeve në Drejtësi. Kandidatët për të cilët është vendosur ndalimi, kanë patur mangësi të një apo disa kushteve të parashikuara nga Kushtetuta dhe ligji.

Duke ju referuar vendimmarrjes së deritanishme të KED, në lidhje me vakancat e shpallura nga Presidenti i Republikës në datën 22.11.2019 dhe Kuvendi i Shqipërisë në datën28.08.2018 dhe rishpallur në datat 21.08.2019 dhe 24.09.2020, numri i kandidaturave për këto dy vakanca, ka rënë nën tre. KED është duke vijuar me procedurat e komunikimit të vendimeve, për të cilat mund të ketë edhe ankime nga ana e kandidatëve.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shpërthen bombola e gazit në një shtëpi në Shkodër, një i plagosur

Një bombolë gazi ka shpërthyer në një banesë në lagjen “Dergut” të Shkodrës. Shpëthimi ka…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dhuna në familje një problem serioz në Shqipëri!

Pothuajse çdo ditë në Shqipëri një person arrestohet për dhunë në familje. Referuar statistikave të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Korçë/ Po luante në oborr, 2-vjeçarin e zë poshtë motori

Një fëmijë 2 vjeç është zënë poshtë nga një motor që ndodhej i parkuar në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestimet me urdhër të SPAK në Kadastër, policia jep detajet dhe publikon pamjet

Policia ka dhënë detaje për arrestimet e djeshme në Kadastër.  4 të arrestuarit akuzohen për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dëmtohet busti i “Skënderbeut” në Gjenevë, autoritetet zvicerane nisin hetimet

Në orët e vona të mbrëmjes së djeshme është dëmtuar busti i heroit kombëtar Gjergj…

LEXO ME SHUME