Categories Lajme

Gati projekti i aeroportit të Vlorës, Edi Rama tregon kush i dha “ndihmën e madhe”

Kryeministri Edi Rama nga qyteti i Vlorës, aty ku u bë edhe prezantimi i projektit të aeroportit tha se kjo më parë ishte një ëndërr, ndërsa premtoi para qytetarëve se kjo ëndërr nuk do të mbetet më e tillë. Shefi i qeverisë theksoi se kjo ka qenë një ndër ndihmat e qeverisë turke, e cila sipas tij  ka shprehur gatishmërinë për t’i dhënë një dorë Shqipërisë në këtë drejtim. Kryeministri ndër të tjera nuk la pa përmendur karakterin e nxehtë të vlonjatëve, ku tregoi se nuk kalon ditë pa marrë mesazhe nga zona që ai e quajti si “Zona e Padurimit”.

“Deri para pak vitesh, ky aeroport ishte një ëndërr, ëndërr shumë e hershme dhe një premtim i përsëritur në fushata elektorale, por askush nuk e besonte se Vlora do ta ketë aeroportin ndërkombëtar. Nuk kishte investitor, as kompani të interesuara dhe përpjekja e parë u bë si rezultat i një gatishmërie të qeverisë turke, jo për arsye komerciale, por  për të na dhënë një dorë për ta ndërtuar këtë aeroport dhe ne arritën të bënim një marrëveshje.

Në 8 muaj e parë të këtij viti, në territorin e Shqipërisë ka hyrë mbi 4 milionë të huaj, që është një shifër shumë më e lartë sesa shifra e tre apo katër viteve më parë. Në 5 vjet ne kemi më shumë se dyfishuar turistët në Shqipëri. Kjo është me interes  për ata që duan të realizojnë një infrastrukturë në turizëm. Ajo që ka ndodhur tani me Vlorën është një histori e pranuar nga të gjithë, sepse veprat që janë realizuar  do të pasohen nga të tjera pa diskutim dhe është e domosdoshme se dhe paralelisht me zhvillimin e klasave të sektorëve që transformojnë qytetin, që nga infrastruktura dhe hoteleria, ne do të përpiqemi që të intesifikojmë punë edhe brenda për brenda qytetit. Unë marrë shumë mesazhe nga zona e padurimit të vlonjateve, të cilët sjellin fotografi nga lagjet, sepse natyrisht jetojnë në situatë të vështirë”-tha Rama.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Të shtënat me armë në Mamurras, një i plagosur

Një person ka ngelur i plagosur në Mamurras pas disa të shtënave me armë zjarri.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditet monopoli/ Diktuan çmimet deri në 115% më të larta, Autoriteti i Konkurrencës gjobit 6 kompani fruta- perimesh

Plot 6 kompani të grumbullimit dhe të shitjes me shumicë të fruta-perimeve kanë bashkërenduar çmimet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

15-vjeçari u godit me thikë në qafë. Si nisi sherri mes nxënësve të shkollës 9-vjeçare në Sarandë

Zbardhen detaje nga sherri mes nxënësve të një shkolle 9-vjeçare në Sarandë. Në orët e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthen bombola e gazit në një apartament në Vlorë

Një bombol gazi ka marrë flakë në një banesë në lagjen Pavarësia, në katin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohen 3 persona, përshtatën lokalet për të organizuar lojëra fati!

Tre persona janë arrestuar nga Policia e Tiranës pasi kishin përashtatur lokalet për të organizuar…

LEXO ME SHUME