Categories Lajme

Gati projektligji, si do privatizohen objektet dhënë për strehim ish-ushtarakëve

Ish-ushtarakët që janë strehuar në objekte të Ministrisë së Mbrojtjes do të mund t’i privatizojnë ato sipas një projektligji të nxjerrë për konsultim nga kjo ministri. Drafti i bërë publik nënvizon  se “të gjitha objektet ndërtimore, së bashku me truallin nën objekt, të shndërruara në objekte banimi, dhënë për strehim ushtarakëve e ish-ushtarakëve nga Ministria e Mbrojtjes, privatizohen në favor të përfituesve që disponojnë dokumentacion për pajisjen me këto objekte dhe janë banorë aktualë të tyre”.

Nga ana tjetër ish-pronarëve, të cilëve u është njohur e drejta e parablerjes, pasi objekti është ndërtuar mbi truallin e tyre, u njihet e drejta e kompensimit për sipërfaqen e truallit që privatizohet.

Draft ligji përcakton se privatizimi kryhet për ato objekte ndërtimore, që në bazë të akteve ligjore e nënligjore për kthim në banesa të objekteve që mbetën të lira nga ristrukturimi i Forcave të Armatosura, janë dhënë për strehim ushtarakëve dhe ish-ushtarakëve. “Privatizimi i objekteve ndërtimore dhe i truallit nën objektet që janë në inventar të Ministrisë së Mbrojtjes, kryhen sipas listës bashkëlidhur, që përcakton numrin, emërtimin dhe vendndodhjen e pronës “thuhet në projektligj.

Dokumentacioni vërtetues

Draft ligji përcakton se të gjithë ata që do të duan të privatizojnë banesën ku janë strehuar duhet të disponojnë dokumentacionin origjinal apo të njehsuar me origjinalin. Kështu sipas draft ligjit dokumentacioni vërtetues i pajisjes së personave me objekt për qëllim strehimi është:

a) autorizim nga komisionet e strehimit;

b) listë shpërndarje nga komisioni i strehimit apo nga Ministria e Mbrojtjes;

c) urdhër i ministrit të Mbrojtjes për strehim;

ç) shkresë drejtuar Entit Kombëtar të Banesave;

d) autorizim nga komandat e reparteve për strehim

dh) autorizim i përkohshëm nga komandat e reparteve për strehim;

e) kontratë ruajtje ndërmjet poseduesit dhe komandës së repartit;

ë) urdhër ruajtje nga komanda e repartit që ngarkon poseduesin për ruajtjen e objektit;

f) urdhër për strehim të përkohshëm nga komanda e repartit

g) kontratë provizore ndërmjet poseduesit dhe komandës së repartit;

gj) kontratë qiraje ndërmjet poseduesit dhe komandës së repartit

h) vendim nga komisionet e strehimit.

Përfituesit e këtyre objekteve për privatizim nga Enti Kombëtar i Banesave do të paguajnë vetëm vlerën e truallit nën objekt, sipas vlerës së çmimit që ka pasur trualli në momentin e pajisjes së ushtarakut, ish-ushtarakut me dokumentacion për qëllim strehimi dhe shpenzimet hipotekore./Monitor

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Gjirokastër, humb jetën 15-vjeçari teksa po lahej në pishinë!

Një 15-vjeçar në Gjirokastër ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në një pishinë, në një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthim me tritol në Lezhë, një i plagosur

Shpërthim me tritol raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të mërkure në Lezhë. Mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shisnin armë zjarri e municione, goditet grupi kriminal në Tiranë!

4 persona janë arrestuar në Tiranë si pjesë e një grupi kriminal që shiste armë zjarri, ndërsa dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau të riun pas sherrit të kalçetos, ja kush është 39-vjeçari i dyshuar, Llanaj! RENEA dhe policia i vihen nga pas

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me vrasjen që ndodhi paraditen e sotme në…

LEXO ME SHUME