“Arena Kombëtare” pret detajet e fundit për të hapur dyert për tifozët.Stadiumi i ndërtuar në gërmadhat e impiantit “Qemal Stafa” është shumë pranë finalizimit të projektit dhe pamjet e fundit, të publikuara në një video në faqen zyrtare në “Facebook” nga Federata Shqiptare e Futbollit e tregon një gjë të tillë. Siç shihet edhe nga pamjet, mbetet për tu bërë vijëzimi i fushës dhe disa detaje të tjera të vogla.
Besohet se takimi i parë në këtë stadium do të jetë ai i 3 nëntorit mes Vllaznisë dhe Apolonisë, i vlefshëm për kampionatin shqiptare të futbollit të femrave. Ndërkaq, për të parë Kombëtaren Shqiptare, duhet pritur takimi i 17 nëntorit kundër Francës.