Categories Lajme

Gatishmëria e mjekëve/ U futën nën rrënoja, Meta vlerëson bluzat e bardha

Në messenger-in e faqes zyrtare të Presidentit Ilir Meta në facebook, mes qindra e mijëra mesazheve, është edhe ai i Nebi Muçaj.

Pjesë e trupës së emergjencës civile, ai ka kërkuar nga Kreu i Shtetit që të vlerësojë një mjek hero. Ai ka treguar historinë e doktorit Grej Malo, i cili është futur nën rrënoja (8 metër thellësi) për të shpëtuar jetën e një qytetari që ishte në rrezik nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit.

Pasi u informua për këtë rast, Presidenti Meta shprehu vlerësimet maksimale për gatishmërinë e bluzave të bardha, që vijon edhe sot. Kreu i Shtetit, bën të ditur se do të vlerësojë në kohën e duhur të gjithë mjekët që rrezikuan jetën e tyre për të prekurit e tërmetit tragjik.

Për mua, do të mbetet e pashlyer në kujtesë gatishmëria e jashtëzakonshme e gjithë personelit të Spitalit të Traumës në Tiranë, vetëm pak kohë pas tërmetit në orët e para të mëngjesit të 26 nëntorit, apo mjeku që hynte në rrënojat e ish-Hotel Palmës, duke rrezikuar jetën e tij për t’i shërbyer të riut 24-vjeçar e mbajtur atë me kurajo”,- shkruan kreu i shtetit.

Përgjigja e plotë e Presidentit Ilir Meta:

Ndaj të njëjtin vlerësim me ju se gjatë përballimit të kësaj tragjedie, bluzat e bardha kanë shkëlqyer me gatishmërinë e tyre nga momenti i parë e deri në këto momente, duke shërbyer me përkushtim dhe humanizëm të pashoq.

Për mua, do të mbetet e pashlyer në kujtesë gatishmëria e jashtëzakonshme e gjithë personelit të Spitalit të Traumës në Tiranë, vetëm pak kohë pas tërmetit në orët e para të mëngjesit të 26 nëntorit, apo mjeku që hynte në rrënojat e ish-Hotel Palmës, duke rrezikuar jetën e tij për t’i shërbyer të riut 24-vjeçar e mbajtur atë me kurajo.

Të gjithë këta shembuj do të evidentohen dhe vlerësohen në kohën e duhur, pasi janë të shumtë besoj. Të fala të gjithë miqve në Itali!

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME