Categories Showbiz

Gatoi për Kristiano Ronaldon, kuzhinieri shqiptar zëvëndëson Renaton

Shefi i kuzhinës, Renato Mekolli, ka vendosur të largohet papritur nga emisioni “Hell’s Kitchen” për arsye që ende s’janë bërë të ditura për publikun. Këtë lajm e ka dhënë skenaristja e emisionit, Zefina Hasani, e cila shprehet se largimi i Renatos vjen për arsye personale. Zëvendësuesi i tij do të jetë Alsi Sinanaj, i cili do të ndjekë nga afër dhe do të jetë në krye të këtij projekti.

Sinanaj është një shef guzhine shqiptar mjaft i suksesshëm i cili ka ardhur nga Athina për të çuar në fund atë që nisi Renato. Më herët në median rozë qarkulloi lajmi për Alsin i cili gjatë sezonit veror ku edhe po kalonte pushimet në ishullin e mrekullueshëm grek të Mikonosit, kishte takuar yllin e futbollist, Kristiano Ronaldon e më pas ishte miqësuar me të. Kuzhinieri shqiptar punonte në hotelin ku Ronaldo ishte akomoduar dhe ky ishte shkaku që të dy u njohën dhe u miqësuan më pas.

‘Nuk e mendoja të ishte aq i thjeshtë ndaj njerëzve që e rrethuan ato ditë në hotelin ku unë shërbej. Ishte i interesuar të dinte më shumë për Shqipërinë, sepse kishte dëgjuar vetëm për futbollin dhe shpesh mendonte se ishte tjetër Shqipëri dhe tjetër Albania. Një ditë, vijon Alsi, i fola për ushqimet tradicionale shqiptare. Kur i përmenda trahananë, më tha se edhe portugezët e përdornin këtë ushqim. Ia gatova një mëngjes, por nuk e njohu. Ishte shumë më ndryshe dhe më kërkoi të mësonte sesi prodhohej. Më shumë përshtypje i bënte çaji i malit që unë e kisha marrë në fshatin tim. E sqarova se cilësia e kësaj bime varet nga mali ku rritet. Atë që më kishte ngelur në dhomën time ia dhashë me vete.”- ka treguar aso kohe Alsi Sinanaj për yllin e Realit të Madridit

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

“A më godet që të ndihesh burrë?!”- Rrëfimi tronditës i aktores Sharon Stone: Babai im më hidhte nga shkallët dhe më rrihte!

Aktorja e njohur Sharon Stone ka folur për abuzimin që pësoi si fëmijë nga ana…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Dua Lipa dhe Callum Turner mund të martohen këtë verë në Palermo, këngëtarja dhe aktori po planifikojnë ‘dasmën e vitit’ në qytet

Korrikun e kaluar, këngëtarja Dua Lipa ndau në Instagram një seri fotosh nga pushimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Ia dolëm”/ Emocionuese në Big Brother, pas shumë vitesh Stenaldo takon të vëllanë, të gjithë në lot

Një surprizë emocionuese ndodhi këtë mbrëmje për Stenaldon. Pas shumë vitesh, ai u takua me…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Tensione në BBV, Kristi përplaset me Rogertin dhe e lag me ujë (Video)

Një debat për menaxhimin e buxhetit ka shkaktuar tension mes banorëve në shtëpinë e Big…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Kinematografia turke në zi! Ndahet nga jeta aktori i famshëm turk i serialit “Ezel”!

Ndahet nga jeta në moshën 45-vjeçare aktori i famshëm turk Kanbolat Görkem Arslan. Arslan, i…

LEXO ME SHUME