Categories Lajme

Gazetari Enrik Mehmeti rrëfen çastet e grabitjes së argjendarisë në Vlorë

Gazetari Enrik Mehmeti ditën e sotme ka rrezikuar jetën për të raportuar live një grabitje në  mes të bulevardit në Vlorë, dhe për të ndihmuar qytetarët që mund të ishin viktima të autorit të armatosur.

I ftuar në studion e News24, Mehmeti thotë se ishte duke pritur një të afërm dhe aty pa se diçka nuk shkonte tek argjendaria. Ai thekson se u afrua për t’i tërhequr vëmendjen autorit, edhe pse në fillim mendoi se ishin dy grabitës, por njëri prej tyre nuk ishte i tillë, por një prind që mbronte fëmijën.

‘’Në atë moment kisha ndaluar aty, po prisja një të afërm që do e takoja, në moment pashë persona të shtrirë brenda argjendarisë. U afrova. Në fillim mendova se ishin dy grabitës, një i neutralizuar, prandaj dhe kam thënë në video. Edhe një tejtër që mblidhte metalet.

Arsyeja se pse kam qëndruar aq afër, ishte për të tërhequr vëmendjen ndaj grabitësit tjetër, ai ishte momenti se ishte grabitësi i neutralizuar, në fakt ai ishte prind që mbronte fëmijën. Unë mendoja se grabitësi do bënte vrasje aty.

Mendoja se do të tërhiqja vëmendje, për të shmangur v rasjen apo p lagosjen e ndonjë të pafajshmi. Kur pashë se grabitësi po dilte, dhe unë largohem, ai ngriti a rmën lart. U shmanga në një vend, më pas e kam ndjekur deri në momentin e arrestimit.

Ishin disa krisma, ai kishte një armë çifte, e modifikuar që ishte përdorur nga grabitësi, tejet e rrezikshme. Nëse një pistoletë qëllon në pikë, çiftja qëllon në shumë pika sipas saçmave.’’- thotë Mehmeti.

Ai thekson se sot ka bërë detyrë të dyfishtë, si gazetar dhe qytetar teksa thotë se gjatë grabitjes, nuk mund të afrohej deri tek xhami, por donte t’i jepte shkas autorit të kuptonte që kjo ngjarje kishte marrë vëmendje mediatike, dhe a duhej të largohej sa më shpejt pa lënduar ndokënd.

‘’Fatmirësisht çdo gjë shkoi mirë, nuk pati të lënduar. S’pati as tek pronarët. Unë arrita të pikas, dëgjohet dhe në video që bëj detyrën si gazetar e qytetar. Unë shumë mirë mund të raportoja dhe nga larg.

Por duke parë grabitësin, që po mblidhte metalet, mendoja se do të hakmerrej për kapjen e shokut të tij. Ai u largua me vrap, nga ajo që mësova është se është një i ri në Vlorë, nuk njihej nga këta, ishte i ri, me mbiemër Kapllani.

Ishte tejet e rrezikshme, mënyra si e organizoi, nga arma, tek lëvizjet në argjendari. Jam munduar gjatë asaj kohe të mundohem në ruajtjen e qetësisë. Ishte punë e dyfishtë.

Ai ishte prind i një fëmije. Ai ishte rastësisht. U afrova kaq shumë, që të më shihte, se unë s’mund të tentoja të shkoja tek xhami. Por duke bërë, duke i dhënë shkas atij me armë në dorë, që të bënte të kuptoja që gazetarët ishin afruar, ishte marrë vëmendja për këtë ngjarje, në një farë mënyrë të bëhej që të largohej. Objektivi u arrit.

Me ato që mblodhi u largua. Ngjarja ka ndodhur në mes të ditës, në bulevardin kryesor, është për t’u vlerësuar dhe ndërhyrja e Policisë, ue neutralizua 500 metër më larg. Ai hodhi a rmën.

Ajo armë shkakton dëme të mëdha dhe për shkak të fishekëve. Në mes të ditës, edhe kjo lëvizje nuk e dija ç’farë reagim mund të bënte zonja ty. Dhe unë i jap ok. Jam shumë i lumtur që u mbyll pa viktima, pa të plagosur. Mendoj se edhe pse një lëvizje e rrezikshme, mund të qëllonte, e ndërmora këtë rrezik që të shpëtoja ata që ishin brenda dyqanit.

Gjatë gjithë kohës, nuk po arrinin, instikti që 17 vjeçar, dhe në News24, më bëri që të kuptoja që diçka nuk shkonte. Isha në krahun e rrugës së dyqanit, dhe nga distanca e kuptova. Çmund të bëjë një zonjë e shtrirë me fytyrën përtokë. PAshë disa të tjerë, patjetër ishte grabitje. Kjo lëvizje, sepse grabitësit edhe nuk kapen, sot nuk kapen.

Çanta kishte shumë florinj, unaza, varëse. Edhe shpërqëndrimi që mori, kur unë po i afrohesha, bëri që të merrte me çantën gjysmë të mbushur.

Ai ishte me maskë covid, me kapuç, me bluzë Reebok. Ai armën e mbante gjithë kohës në dorë. Në anën që kishte armën, kishte dhe çantën, me dorën tjetër mblidhte bizhuteritë. Armën e kishte përpara, kur ul celularin, ai kishte armën drejt, prandaj bëra lëvizjen nga rruga. ‘’- tha gazetari Mehmeti. (BalkanWeb)

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME