Categories Lajme

Gazetari i njohur sportiv Saimir Demi është ndarë nga jeta në moshën 57-vjeçare

Gazetari i njohur sportiv Saimir Demi është ndarë nga jeta në moshën 57-vjeçare.

Vëllai i tij, gazetari Enkel Demi shprehet se vëllai i tij i vetëm, ‘Saimiri ikur tek Hyji’, ndërsa thekson se i’ vetmi ngushëllim është që nuk vuajti’.

Përmes një postimi në Facebook, ai njofton se nëser në orën 12:00 do të bëhen homazhe në hollin e RTSH për vëllain e tij, e më pas do të përcillet në banesën e fundit në Sharrë.

Nuk është e lehtë, por duhet bërë ky njoftim. Vëllai im i vetëm, Saimiri iku tek Hyji sot në mesditë.

I vetmi ngushëllim është që nuk vuajti dhe qe i rrethuar nga përkujdesi i mjekëve të Spitalit Infektiv dhe njerëzit e tij të zemrës.

Pasdite do jemi tek selia e Alba 2000 tek ish Ambasada Jugosllave në Rrugën e Durrësit.
Nesër në orën 12.00 do të bëhen homazhe në hollin e RTSH. Prej andej, në orën 14.00 do të çojmë Saimirin në banesën e fundit në Sharrë.”, shprehet ai.

Prej kohësh pjesë e RTSH-së, Demi ka punuar edhe në gazeta të ndryshme sportive dhe ka qenë drejtues për disa vite.

I njohur për zërin kritik ndaj fenomeneve negative në sport, Saimir Demi do të mbahet mend gjatë për kontributin e tij në lëmin e gazetarisë sportive, për respektin që impononte kudo dhe për batutën e tij të mprehtë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

E rëndë/ U aksidentua në vendin e punës, humb jetën tragjikisht 22-vjeçari shqiptar në Itali

Një 22-vjeçar shqiptar ka humbur jetën mbrëmjen e djeshme në vendin e punës në Maniago…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ 62-vjeçarja bie nga kati i dytë, transportohet me urgjencë në spital

Pasditen e kësaj të hëne një grua 62-vjeçare ka rënë nga kati i dytë i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plagosën me sende të forta 38-vjeçarin në Kamëz, shpallen në kërkim dy persona

Policia ka identifikuar dhe ka shpallur në kërkim dy autorët të cilët paraditen e të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vranësira të shpeshta dhe reshje shiu, si pritet të jetë moti gjatë ditës

Kjo javë e cila përkon dhe me fundin e muajit Marsit, pritet të jetë me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë, arrestohet 40-vjeçari, nxiti dy të mitura të merrnin drogë, dhe kreu marrëdhënie seksuale me 15 -vjeçaren

Policia e Vlorës ka ndaluar një 40-vjeçar për veprat penale “Marrëdhënia seksuale ose homoseksuale me…

LEXO ME SHUME