Categories Lajme

Gazetari italian: Vlora e preferuara e mafies italiane

Gazetari italian Dario De Luca, që u bë i njohur në Shqipëri për artikujt në lidhje me grupin e Habilajve në Vlorë, shkruan se porti i Durrësit është porta hyrëse e drogës për në Evropë.

Në artikullin e publikuar nga “La Republica”, ai shkruan se kokaina, heroina, hashashi, marihuana dhe armët, kalojnë ekskluzivisht nga deti.

Hetimet e viteve të fundit tregojnë se rrugët e Ballkanit janë portat kryesore për mbytjen e Evropës me drogë.

“Dhe në hartën e tyre të udhëtimit, kartelet lokale kanë një piketë të ndërmjetme në Itali, në zonën e Gargano”, shkruan gazetari.

Mbretërit shqiptarë të drogës-sipas tij- mbajnë emrat e Kelmend Balilit, Alket Hatisë, Moisi Habilaj dhe Dhimiter e Xhevahir Potit.

“Nyja e vërtetë, e cila nuk ka të bëjë vetëm me Durrësin por të gjitha portet e Evropës, është ajo e kontrolleve. Jo të gjitha kontejnerët mund të inspektohen siç duhet. Përmbajtja e tyre duhet të arrijë në destinacionin e tyre në kohë dhe një ngadalësim për shkak të inspektimeve do të krijonte një mbipopullim të anijeve pritëse”, shkruan gazetari.

Në artikull thuhet se Vlora është ndër favoritët për investimet e mafies italiane veçanërisht në sektorin e restoranteve dhe lojërave të fatit. Ai thotë se nuk është rastësi që pikërisht atje u kap bosi i Sacro Corona.

“Klanet e Pulias për vite riciklojnë paratë e tyre në Shqipëri, një praktikë që nuk ka nevojë për masa të posaçme paraprake, pasi në këtë shtet kontrollet paraprake për kompanitë dhe investitorët nuk kanë një strukturë të krahasueshme me atë të Italisë”, vijon ai.

Në artikull thuhet se ajo që “me të vërtetë u lejon trafikantëve shqiptarë të bëjnë biznesin e tyre është bashkëpunimi me policinë dhe zyrtarët publikë”, duke shtuar, se “emblematik është rasti i parlamentarit socialist dhe i ish-ministrit të brendshëm Saimir Tahiri, i cili ndodhet në hetim për lidhjet e tij të dyshuara me trafikun e drogës pas arrestimit në Itali të kushëririt të tij Moisi Habilaj”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Të shtënat me armë në Mamurras, një i plagosur

Një person ka ngelur i plagosur në Mamurras pas disa të shtënave me armë zjarri.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditet monopoli/ Diktuan çmimet deri në 115% më të larta, Autoriteti i Konkurrencës gjobit 6 kompani fruta- perimesh

Plot 6 kompani të grumbullimit dhe të shitjes me shumicë të fruta-perimeve kanë bashkërenduar çmimet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

15-vjeçari u godit me thikë në qafë. Si nisi sherri mes nxënësve të shkollës 9-vjeçare në Sarandë

Zbardhen detaje nga sherri mes nxënësve të një shkolle 9-vjeçare në Sarandë. Në orët e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthen bombola e gazit në një apartament në Vlorë

Një bombol gazi ka marrë flakë në një banesë në lagjen Pavarësia, në katin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohen 3 persona, përshtatën lokalet për të organizuar lojëra fati!

Tre persona janë arrestuar nga Policia e Tiranës pasi kishin përashtatur lokalet për të organizuar…

LEXO ME SHUME