Categories Lajme

Gazetari: Ja çfarë dosjesh u gjetën në makinën e prokurorit

Prej më shumë se dy ditësh në media kanë qarkulluar deklarata të ndryshme, mbi dokumentet që u gjetën në makinën e prokurorit Ndoja, pas atentatit.

Këtë të enjte, gazetari Spartak Koka ka thënë: “Konfirmohet zyrtarisht se në automjetin, atë që diskutuam edhe para dy netësh. Janë gjetur në makinën e prokurorit Ndoja fotokopje e plotë e dosjes hetimore të prokurorit Afrim Shehu, aktet ekspertimit të cilat u vodhën vitin e kaluar në maj dhe për të cilën u arrestuan më 25 tetor të këtij viti 18 persona të akuzuar për veprën penale të mashtrimit…është konfirmuar zyrtarisht. Dosja hetimore e prokurorit Afrim Shehu është e plotë sot në prokurorinë e Durrësit. Fotokopja mund të merret edhe nga një avokat i një prej personave të arrestuar më 25 tetor të këtij viti. Janë 18 persona të arrestuar që akuzohen për tjetërsimit 68 mijë metra katrorë tokë në Kepin e Rodonit. Konfirmohet po ashtu edhe pjesa tjetër që ka dokumente të tjera të cilat lidhen me ekstrakte pronash. Nga pronat e familjares së gjyqtarit të ndjerë Skerdilajd Konomi, harta, akt ekspertimet dhe dokumente trashëgimie.Ditën e atentatit, Andi Maloku ishte në drejtimin e automjetit Mercedes-Benz, së bashku me prokurorin e Durrësit Arjan Ndoja dhe Pëllumbi Muharremin, ky i fundit i njohur me pseudonimin “Rumi” dhe që ka në përdorim 4 identitete.

Pasi atentatorët hapën zjarr në drejtim të makinës së tyre, Andi Maloku nxori nga rruga automjetin tek mbikalimi i Shkozetit. Prokurori Arjan Ndoja dhe Pëllumb Muharremi u transportuan në Spitalin e Durrësit, pasi gjendja e tyre nuk ishte e rëndë. Ndërsa shoferi Andi Maloku u dërgua menjëherë drejt kryeqytetit. Gjashtë ditë pas atentatit, 24-vjeçari ka ndërruar jetë.

I arrestuari i vetëm për këtë ngjarje është Redjan Rraja 34 vjeç. Me vdekjen e Andi Malokut, shtohet edhe një tjetër akuzë, ajo e vrasjes në rrethana cilësuese e kryer në bashkëpunim. Akuzat e tjera të regjistruara për hetimin e atentatit janë vrasja e funksionarëve publikë, vrasja kundër dy ose më shumë personave e kryer në bashkëpunim e mbetur në tentativë dhe armëmbajtja pa leje.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME