Categories Sport

Gazetari shqiptar injoron keq hendbollistin maqedonas (Video)

Kampionati Botëror në hendboll që po zhvillohet në Gjermani dhe Danimarkë po vazhdon me ndeshjet në fazën e grupeve, ndërsa pjesë e këtij kompeticioni është edhe përfaqësuesja e Maqedonisë që është e përfshirë në kuadër të grupit ‘B’.

Maqedonia dje zhvilloi ndeshjen e parë në këtë Botëror, në të cilën fitoi ndaj Japonisë, ndërsa një injorim total për reprezentuesin Stojançe Stoilov vjen nga gazetari i TVM2, Mustafa Ademi. Ky i fundit në komentimin e ndeshjes Maqedoni-Japoni për asnjë moment nuk ia përmend emrin Stoilovit, madje edhe kur në fund u vlerësua si hendbollisti më i mirë i ndeshjes, me Ademin që gjatë gjithë kohës e quajti si “hendbollisti me numër 5”. E gjithë kjo si duket ka ardhur pas atij skandali të turpshëm të Stoilovit që bërë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve nga Agjencioni për Rini dhe Sport, kur lëshoi manifestimin për shkak të gjuhës shqipe. Ky gjest i Stoilovit u kritikua shumë si nga pala shqiptare, por edhe nga ajo maqedonase.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rama reagon pas fitores së Kombëtares në miqësoren me Jordaninë: Kjo Shqipëri të gëzon

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas fitores 4 me 2 të Kombëtares shqiptare përball Jordanisë,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Heroi Manaj: sot është një nga ditët më të bukura të jetës sime .Doja të jepja një mesazh më të fortë, por jemi në televizion

Rei Manaj, ishte heroi i fitores ndaj Serbisë, që me golin e tij, i dhuroi…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Shqipet trondisin Serbinë! Manaj vendimtar, kuqezinjtë mbajnë gjallë ëndrrën për Botëror

Në një ndeshje historike në Leskovac, Shqipëria triumfoi 0-1 ndaj Serbisë, falë një super-goli të…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Serbi–Shqipëri në Leskovac, sot zhvillohet dueli që vendos fatin e Botërorit

Kombëtarja shqiptare është gati për një nga sfidat më të rëndësishme të eliminatoreve të Kupës…

LEXO ME SHUME