Auron Tare, ish drejtori i Agjencisë së Bregdeteve duke komentuar mbi rastin e 51-vjeçarit Mihal Kokëdhima tha në emisionin “Opinion”, se për ngjarjen me faj është dhe gudia shoqëruese e turistëve spanjollë. Sipas tij shoqëruesit nuk kanë qenë shumë mirë të përgatitur, madje ai akuzoi se për rastin shoqëruesit kanë bërë dhe “punë shqiptarësh”. Auron Tare, duke u mbështetur dhe tek versioni i avokatit Kujtim Cakrani, i cili e mbrojti Mihal Kokëdhimën deri në dhënien e masës së sigurisë, tha se shoqëruesit kishin bërë pazar për çmimet. Nga ana tjetër gazetari Enrik Mehmeti, duke folur për turizmin në Shqipëri tha se ka nga ata turistë që vjedhin.
“Unë vij nga një qytet bregdetar, si Vlora më shumë turistë, sidomos italianë. Por ka raste që turistët kanë vjedhur, madje gjëra më të çuditshme. Edhe pirunë kanë marrë turistët italianë, por ai pronari e la dhe na solli neve video. Napolitanët kanë kërcënuar pronarët dhe punëtorët e restoranteve por e kanë menaxhuar me qetësi… Ndaj them se ka nevojë për trajnim”, tha gazetari Enrik Mehmeti. Avokati Kujtim Cakrani tregoi fillimisht versionin e ngjarjes, nga momenti që turistët spanjollë dhe grupi i shoqëruesve shqiptarë shkuan tek lokali i Kokëdhimës në Porto Palermo dhe u larguan pak minuta pasi kishin porositur ushqimin.
“Është i vërtetuar tashmë se grupi i shoqëruesve, shqiptarët që kanë shoqëruar kanë shkuar, kanë porositur, ashtu siç shqiptarët bëjnë edhe pazare të ndryshme që ata kanë ikur, janë larguar pa paguar. Atëherë, kanë shkuar kanë porositur aq sa deshën, ua ka treguar edhe peshkun, të cilin ai e tregton, e kanë zgjedhur. Ndërkohë janë ulur në tavolinë, ka shkuar kamarieri i ka marrë menunë për gjërat e tjera, që do të konsumoni drekën, ndërkohë ishin duke pritur që të përgatitej peshku. Pas disa minutash, këta ngrihen, pa asnjë shkak. Unë marr përgjegjësinë të flas për anën ligjore, çfarë ka ndodhur. Këtu kemi një problem shumë të madh që unë si avokat kam konstatuar”.
“U ngritën dhe kanë dalë jashtë dhe po shkonin për tek makina. Kokëdhima sheh kishte parë te tavolina që nuk ishin dhe del jashtë. Del para furgonit dhe lajmëron policinë. Ndërkohë këta ndezin makinën dhe i japin gaz. Ai instiktivisht është hedhur para, sepse ata do ta shtypnin me makinë dhe kjo ka qenë e gjithë arsyeja përse ai u gjet tek kofanoja e makinës. Ndërkohë ai u thoshte, ndaloni çfarë keni”. Sipas avokatit, Kokëdhima e godiste xhamin e makinës me cepin e celularit në mënyrë që të kapej.
“E godiste makinën jo me grusht, por me cepin e celularit te xhami sepse nuk kishte mundësi ku të kapej. Sepse në momentin që mund të binte në shesh, sepse nuk shikojmë pjesën tjetër ne, që nëse ai do të binte mund të ishte shkaktuar një tragjedi. Dhe në moment thotë ndaloni makinën se po bie. Dhe po ta vesh re, ka vënë dorën tek kroskoti dhe është mbajtur. Këta zotërinjtë kanë ecur 3 klilometra e gjysmë nga vendi ku është restoranti, deri në Qeparo”. “Kjo është arsyeja që policia nuk e zbardhi, pjesën se pse ju zotërinj nuk ndaluat, sepse mund të ndodhte një tragjedi tjetër, mund të ishte shtypur”, tha avokati Cakrani i cili i hodhi poshtë pretendimet e turistëve se kanë ndaluar disa herë që Kokëdhima të zbriste. “Jo jo, nuk kanë ndaluar asnjëherë”./ Opinion.al