Categories Lajme

Gazetarja Dorjana Bezat humb bashkëshortin në moshë të re: Do të jetojë në kujtimet tona!

Gazetarja e kronikës, Dorjana Bezat ka humbur bashkëshortin e saj, Anis Fama, i cili është ndarë parakohe nga jeta për shkak të një sëmundje të rëndë.

Lajmin e trishtë e ka bërë me dije vetë gazetarja përmes një postimi në rrjetet sociale, ku shkruan se ai luftoi për jetën me forcë dhe besim, por nuk e fitoi dot betejën me sëmundjen e pashërueshme.

Ata janë prindër të një djali, teksa Bezat shkruan në postimin e saj se do ta kenë përjetësisht në zemër dhe se ai do të jetojë në kujtimet e tyre si një baba që fali dashuri të pakufijshme.

Postimi i plotë:

Me hidhërim të thellë, njoftojmë humbjen e parakohshme nga jeta të të shtrenjtit tonë, Anis Fama .

Ai luftoi për jetën me forcë dhe besim, por nuk e fitoi dot betejën me sëmundjen e pashërueshme. Unë dhe Adeo do ta kemi përjetësisht në zemër, dhe ai do të jetojë në kujtimet tona si bashkëudhëtari im i 15 viteve dhe si një baba që fali dashuri të pakufijshme.

Allahu e mëshiroftë dhe i faltë xhenetin

Sipas amanetit të tij, Anisi ynë do të prehet në qytetin e lindjes, në Korçë. Lamtumira do t’i jepet te shtëpia funerale “Imperial”.
Varrimi të dielë ora 11.00

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Korçë/ Ushtroi dhunë ndaj nënës së tij, arrestohet në flagrancë 65-vjeçari

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin R.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Itali, Dy shtetas shqiptarë përfunduan në pranga, pasi plagosën rëndë një 30-vjeçar moldav dhe lënduan një tjetër

Një përshëndetje e pafajshme ndaj të dashurës së gabuar u kthye në një natë terrori…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mot i qëndrueshëm dhe me diell, si pritet të jenë temperaturat këtë të shtunë

Dita e shtunë do të jetë nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike. Shërbimi Meteorologjik…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Marrëveshja Shqipëri-Itali, mbërrijnë 40 emigrantët në Portin e Shëngjinit

Në kuadër të marrëveshjes mes Shqipërisë dhe Italisë, kanë ardhur 40 emigrantët, në Portin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U kap me 1 kg kokainë, pranga 31-vjeçarit në Gjermani

Forcat e “Qytetit të Sigurt” arrestuan një tregtar të dyshuar kokaine në qendër të qytetit…

LEXO ME SHUME