Categories Lajme

Gazetarja Dorjana Bezat humb bashkëshortin në moshë të re: Do të jetojë në kujtimet tona!

Gazetarja e kronikës, Dorjana Bezat ka humbur bashkëshortin e saj, Anis Fama, i cili është ndarë parakohe nga jeta për shkak të një sëmundje të rëndë.

Lajmin e trishtë e ka bërë me dije vetë gazetarja përmes një postimi në rrjetet sociale, ku shkruan se ai luftoi për jetën me forcë dhe besim, por nuk e fitoi dot betejën me sëmundjen e pashërueshme.

Ata janë prindër të një djali, teksa Bezat shkruan në postimin e saj se do ta kenë përjetësisht në zemër dhe se ai do të jetojë në kujtimet e tyre si një baba që fali dashuri të pakufijshme.

Postimi i plotë:

Me hidhërim të thellë, njoftojmë humbjen e parakohshme nga jeta të të shtrenjtit tonë, Anis Fama .

Ai luftoi për jetën me forcë dhe besim, por nuk e fitoi dot betejën me sëmundjen e pashërueshme. Unë dhe Adeo do ta kemi përjetësisht në zemër, dhe ai do të jetojë në kujtimet tona si bashkëudhëtari im i 15 viteve dhe si një baba që fali dashuri të pakufijshme.

Allahu e mëshiroftë dhe i faltë xhenetin

Sipas amanetit të tij, Anisi ynë do të prehet në qytetin e lindjes, në Korçë. Lamtumira do t’i jepet te shtëpia funerale “Imperial”.
Varrimi të dielë ora 11.00

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Gjirokastër, humb jetën 15-vjeçari teksa po lahej në pishinë!

Një 15-vjeçar në Gjirokastër ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në një pishinë, në një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthim me tritol në Lezhë, një i plagosur

Shpërthim me tritol raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të mërkure në Lezhë. Mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shisnin armë zjarri e municione, goditet grupi kriminal në Tiranë!

4 persona janë arrestuar në Tiranë si pjesë e një grupi kriminal që shiste armë zjarri, ndërsa dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau të riun pas sherrit të kalçetos, ja kush është 39-vjeçari i dyshuar, Llanaj! RENEA dhe policia i vihen nga pas

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me vrasjen që ndodhi paraditen e sotme në…

LEXO ME SHUME