Gazetarja Anila Hoxha shkruan se Fshati Kuç në Vlorë ka mbetur pasi kryeplaku pasi Veip Lalaj ka dorëzuar vulën. Shkak është bërë thotë Policia sa herë që konstaton bimë te palejueshme në male, shkon të parët te kryepleqtë.

“I lodhur nga kjo tollovitje dhe ngarkesë mbi shpinë, Veip Lalaj, 49 vjec mori vendimin e beftë kur pa se ju sos durimi dhe krenaria e labit nuk mbante më. Më tregon se e dorëzoi vulën pikërisht për kete arsye, mbasi sipas tij policia e mësuar të trokasë në dyer kryepleqsh do I rikthehej në shtëpi. “ Fshati më zgjodhi në 2019, duhet të punoja për fshatin . Problemin e shtrova gjatë një takimi në Vranisht. I thashë, o ti prefekt, cborxh kam unë, nuk I kontrolloj dot malet, shikoni ligjin thashë”, shkruan gazetarja ndër të tjera.

Pjesë nga shkrimi i gazetares Anila Hoxha:
Por në Jug të vendit , fshati Kuc I Labërisë, me male tejpërtej dhe të larta sikur do kapin Olipmin ka mbetur pa kryeplak për nje arsye tjeter .
Nuk e kanë ar restuar kësaj radhe. E provoi vitin e kaluar këtë eksperiencë dhe doli nga paraburgimi me të njëjtën konsideratë si të tjerët në dhjetra fshatra të Shqipërisë.
Edhe në Kuc d r o g a gjelbëronte sic dukej. I lodhur nga kjo tollovitje dhe ngarkesë mbi shpinë, Veip Lalaj, 49 vjec mori vendimin e beftë kur pa se ju sos durimi dhe krenaria e labit nuk mbante më. Më tregon se e dorëzoi vulën pikërisht për shkak të h a s h a s h i t, mbasi sipas tij policia e mësuar të trokasë në dyer kryepleqsh do I rikthehej në shtëpi. “ Fshati më zgjodhi në 2019, duhet të punoja për fshatin . Problemin e shtrova gjatë një takimi në Vranisht . I thashë, o ti prefekt, cborxh kam unë, nuk I kontrolloj dot malet, shikoni ligjin thashë” .
Kur nuk mori asnjë përgjigjje, kupa e tij u mbush “ Indicia ishte se në fshatin Corraj kaloi policia dhe më tha hajde nesër në Himarë . Shkova por jo në polici , shkova në Bashki dhe dorezova vulën. ’ – më rrefehet labi.
Për të shkuar në Kuc duhet të udhëtosh mesërmes një gjerdani fshatrash të Labërisë. Të gjithë kryepleqtë presin trokitjen ashtu si Veip Lalaj , banor I Kucit dhe deri dje kryeplak.

Ai e dorëzoi dhe më thotë “Dua te fle gjume rehat , vjen policia hajde jep deklarate , ku ta gjej une , ku ta di une se cfarë është bërë në male”. Janë pikërisht ato male që lebërit ju ngjajnë. Shumë krenarë për të lejuar braktisjen e fajit në derën e tyre.
Ndërkohë në Kucin ku kryeministri bëri parashikimet e zgjedhjeve që lam pas, mbulesa e shkruar prej tij është varur në mur si një dekoratë me te cilën mburren. Sakaq vula që përfaqëson ata për ujin, dritën, malin , fushën dhe varrezat ku prehen të vde ku rit është dorëzuar.
