Categories Lajme

Gazetarja nga Italia: Shqiptari me koronavirus në Itali, në gjendje të mirë shëndetësore

Ditën e sotme është konfirmuar dhe rasti i një shqiptari në Itali i cili ka rezultuar pozitin në testet me koronavirus. Në një lidhje direkte me Italinë, gazetarja e Ora News, Alba Kepi u shpreh se ai është në gjendje të mirë shëndetësore dhe se për momentin është i shtruar në spital. Gjithashtu gazetarja informon se kryeministri i vendit giuseppe Conte firmosi një dekret të ri masash pasi ditën e djeshme janë konfirmuar rreth 1200 raste të reja me koronavirus.

Alba Kepi: Konfirmohet rasti i një shqiptari me koronavirus në Itali. Kam pasur kontakt me të afërm të tij. Është nga Kuçova dhe banues në Codogna i cili për disa ditë është i shtruar në spital por familjarët më thonë se është në gjendje të mirë shëndetësore. Ishte e paevitueshme duke marrë parasysh se shumë shqiptarë jetojnë në Itali. Situata është e vërtetë shqetësuese. Në Itali ka hyrë në fuqi dekreti i firmosur nga kryeministri Conte. Janë masa drastike janë mbyllur të gjitha institucionet e kulturës, të gjitha objektet sociale dhe janë anuluar të gjitha eventet. Shihet mjaft qartë në rrugët italiane ku nuk ka qytetarë. Italia e ka të pamundur ta përballojë duke marrë parasysh stafet mjekësore. Dita e djeshme ka shënuar pikun e të infektuarve ku janë regjistruar 1200, ndërkohë që numri i viktimave ka arritur në 233. Kjo është dhe arsyeja kryesore se përse është firmosur me urgjencë dhe një dekret i ri masash.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Ndahet nga jeta Shkëlzen Topçiu, mjeshtri i restaurimit të objekteve të vjetra kulturore!

Ndahet nga jeta Shkëlzen Topçiu, mjeshtri i restaurimit të objekteve të vjetra kulturore! Lajmin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjirokastër, humb jetën 15-vjeçari teksa po lahej në pishinë!

Një 15-vjeçar në Gjirokastër ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në një pishinë, në një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthim me tritol në Lezhë, një i plagosur

Shpërthim me tritol raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të mërkure në Lezhë. Mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shisnin armë zjarri e municione, goditet grupi kriminal në Tiranë!

4 persona janë arrestuar në Tiranë si pjesë e një grupi kriminal që shiste armë zjarri, ndërsa dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME