Categories Lajme

Gazetarja rrëfen romancën me shqiptarin Martin Shkreli: Lashë punën dhe burrin për të

Gazetarja amerikane ka rrëfyer romancën me shqiptarin Martin Shkreli, që i kushtoi jo pak në jetën e saj private dhe karrierë. Ish-reporterja e Bloomberg News, Christie Smythe, thotë se ajo “ra në vrimën e lepurit”, duke hequr dorë nga puna dhe burri i saj për Shkrelin, “farmacistin” i cili po vuan shtatë vjet burg për mashtrim fondesh. Gazetarja tregon se ka mbuluar arrestimin e shqiptarit në dhjetor të 2015-ës dhe prej atëherë kanë filluar të takoheshin, duke vijuar edhe më 2018, kur Shkreli ishte pas hekurave.

“Unë rashë në dashuri. Jam e lumtur këtu. Ndihem sikur kam një qëllim. I thashë Martinit se e doja në një dhomë të burgut, kur e vizitova. Edhe ai më tha se më donte gjithashtu dhe të dy u puthëm”, rrëfen ajo. Më tej, gazetarja thotë se i ka premtuar shqiptarit se do ta presë derisa të dalë nga burgu, madje tregon se ka ngrirë edhe vezët, nga frika se do të ishte shumë e madhe në moshë, kur partneri i saj të lirohej dhe nuk do të bënin dot fëmijë.

Gjithashtu, Smythe shprehet se ish-burri i saj e kishte paralajmëruar se Shkreli po e përdorte atë dhe se ajo po rrezikonte profesionin e saj, duke u lidhur me një figurë negative. Por, gazetarja tregon se ajo ishte magjepsur nga një “manipulues ekspert”, ndërsa vizitat në burg ishin bërë intime, edhe pse dyshja nuk kishin fjetur asnjëherë bashkë. Gjithsesi, kjo lumturi përherë po duket gjithnjë e më e zymtë. Shkreli nuk i ka folur asaj që kur zbuloi se artikulli i saj ishte në punë dhe ata nuk e kanë parë njëri-tjetrin që kur filloi pandemia.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Zbarkon Task Forca në Lezhë / Kontrolle pas denoncimeve me tarifat e shezlogëve

Task Forca e turizmit ka zbritur në terren, pas denoncimeve të vetë pushuesve për çmime…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I riu shqiptar gjendet i vdekur në rrugët e Anglisë, dyshohet se u vra! Policia arreston dy persona

Një krim i rëndë ka ndodhur në Angli dhe që i ka kushtuar jetën një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Martë 14 Korrik 2026

Dashi Do i jepni me shume prioritet jetës suaj sentimentale gjate kësaj dite duke lënë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarr në Llaman të Himarës, flakët u përhapen në kodrat e zonës

HIMARË- Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë këtë të hënë një zonë kodrinore me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarr në lagjen ‘15 Tetori’ në Vlorë, flakët përfshijnë një hapësirë me pisha e shkurre

Një vatër zjarri është aktive mëngjesin e kësaj të marte në lagjen “15 Tetori” në…

LEXO ME SHUME