Categories Lajme

Gazmend Musta vrau gruan dhe kunatën, i ati kërkon drejtësi

Bedri Musta, babai i Gazmend Mustës i cili në janar të vitit 2019 vrau gruan dhe kunatën kërkon drejtësi. Duke folur për mediat pas dënimit me burg përjetë, babai i Gazmendit shprehet se gjykata e Fierit dhe Vlorës nuk i ka verifikuar ashtu siç duhet shkaqet që e çuan djalin e tij drejt këtij akti ekstrem.

Ai e dënon krimin që djali ka bërë, por kërkon të zbardhen shkaqet e vërteta. Ndërkohë Gazmend Musta ka dy fëmijë të mitur, por pas vdekjes së mamasë së tyre ata ndodhen në fshatin SOS Tiranë kujdestarinë e ka daja i tyre. Prandaj babai i Gazmendit kërkon tani që edhe të takojë fëmijët pasi daja i tyre nuk e lejon.

Kam një shqetësim për dënimin e dhënë ndaj djalit, jam shumë i rënduar si familje sepse vendimi është I padrejtë. Vendimi I gjykatës është dhënë pasi kemi kërkuar përjashtimin e trupit gjykues. Unë dua një pafajësi, djali im ka bërë dy vrasje unë dua të di si prind, si mund të gjykojë gjykata pa dëshmitarë dhe si është e mundur që vendimi jepet për 5 minuta. Ne jemi nxjerrë jashtë, nuk e tërheq vrasjen por e kam te dënimi.

Të dalë kush ka qenë shkak i sherrit që djali im arriti deri këtu. Kanë qenë disa vrasje dhe djali im ka marrë kapital. Një injorant si i dënuari nuk kishte pendim kanë thënë trupa gjykuese, unë kam kërkuar me insistim të sqarohet. Është dënuar me burg përjetë.

Ai nuk i njifte as djalin e as çupën, unë kërkoj fëmijët, jam në apel dhe dua të dalë gjyqi. Unë u coj ushqime dhe rroba, zotëria që ka marrë kujdestarinë nuk i le të takojnë gjyshërit. Jam shumë i pakënaqur! I bëj thirrje ministrisë së Drejtësisë, avokatit të popullit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shpërthen bombola e gazit në një shtëpi në Shkodër, një i plagosur

Një bombolë gazi ka shpërthyer në një banesë në lagjen “Dergut” të Shkodrës. Shpëthimi ka…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dhuna në familje një problem serioz në Shqipëri!

Pothuajse çdo ditë në Shqipëri një person arrestohet për dhunë në familje. Referuar statistikave të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Korçë/ Po luante në oborr, 2-vjeçarin e zë poshtë motori

Një fëmijë 2 vjeç është zënë poshtë nga një motor që ndodhej i parkuar në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestimet me urdhër të SPAK në Kadastër, policia jep detajet dhe publikon pamjet

Policia ka dhënë detaje për arrestimet e djeshme në Kadastër.  4 të arrestuarit akuzohen për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dëmtohet busti i “Skënderbeut” në Gjenevë, autoritetet zvicerane nisin hetimet

Në orët e vona të mbrëmjes së djeshme është dëmtuar busti i heroit kombëtar Gjergj…

LEXO ME SHUME