Një pjesë e varreve ilire të Amantias së vjetër në Vlorë dëmtuar nga vandalët. Këto varre në pjesën verilindore të kodrës së Amantias së vjetër në Vlorë janë dokumentuar prej vitesh në Ministrinë e Kulturës dhe më pas janë mbyllur sërish. Pas mbylljes së tyre ndër vite ato kanë rënë pre e vandalizmit të banorëve të zonës të cilët gjatë natës fillojnë sërish gërmimet në zonë për hapjen e varreve duke shpresuar se do gjejnë diçka në brendësi të tyre. Për këtë arsye DRKK Vlorë në bashkëpunim me ministrinë e Kulturës ka nisur punën prej më shumë se dy javësh për gërmim dhe dokumentimin nga e para të këtyre varreve.
Arkeologët gërmojë ditën për dokumentimin e tyre, por gjatë mbrëmjes kur ata largohen, persona të tjerë të paidentifikuar shkojë dhe gërmojnë në zonë sërish me shpresën se brenda tyre do të gjejnë sende me vlerë. Lajmin e ka bërë të ditur drejtori i DRKK Vlorë, Orgest Feimi i cili nëpërmjet një shkrese zyrtare drejtuar ministrive së linjës dhe organeve kompetente ligjzbatuese, denoncon rastin dhe kërkon marrjen e masave mbrojtëse për të tilla varre ilire si dhe vendosjen para përgjegjësisë të personave përgjegjës.
Nga Orgest Feimi
Të padhe! Anti Shqiptarë! Kriminelë prej injorancës dhe jo prej pamundësisë! Dritëshkurtër! Shkatërrimtar të historisë sonë kombëtare! Fatkeqësi! Ja çfarë jeni ju, fatkeqësi e Shqipërisë dhe e të gjithë atyre që duhet të merren me ju! Prej më shumë se 2-javësh, po kryhen gërmime shpëtimi në disa prej varreve të ndodhura në Parkun Arkeologjik të Amantias, me mbikqyrjen e specialistëve të Drejtorisë Rajonale të Trashëgimisë Kulturore Vlorë, varre të cilat kanë qënë të dëmtuara më parë nga gërmimet klandestine që hasim shpesh në këtë zonë!
Dhe akoma e më shumë, çmenduria i kalon limitet, ku mundin dhe punën e çdo dite, që aktualisht po kryhet, vijnë e shkelin me këmbë natën, njerëz a kafshë (nuk e di çfarë janë), në kërkim të asaj që nuk ekziston, e ndoshta nuk ka ekzistuar ndonjëherë! Ç’kusur ju kemi?!
Zoti dhe organet kompetente të shtetit, uroj dhe shpresoj të vendosin dorë mbi ju dhe qoftë shumë e rëndë! Zgjodha edhe profilin e facebook, përtej shkresave zyrtare institucionale tashmë të dërguara, për të rritur ndjeshmërinë e secilit prej nesh, në lidhje me këtë problematikë të vazhdueshme, e cila është në dëm të kombit dhe historisë tonë mijëravjeçare!!!

