Categories Lajme

Gërryenin me eskavator në shtratin e lumit Mat, e pësojnë keq 17 persona në Lezhë

7 persona janë proceduar penalisht në qytetin e Lezhës pasi akuzohen për ndërtim të paligjshëm, për shpërdorim toke dhe për vjedhje të kryer në bashkëpunim.

Ata janë identifikuar si E. L., 47 vjeç, K. Ll., 50 vjeç, I. L., 41 vjeç, Xh. Z., 37 vjeç, A. A., 33 vjeç, A. P., 49 vjeç dhe F. V., 26 vjeç, banues në Tiranë, Durrës dhe Kurbin.

Të gjithë janë konstatuar nga shërbimet e Policisë, në vendin e quajtur “Shet”, Skuraj, Kurbin, duke marrë inerte me kamionë, në shtratin e lumit Mat. Nga shërbimet e Policisë u sekuestrimi i një ekskavatori dhe i 3 kamionëve që shërbenin për marrjen e inerteve.

Po nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kurbin filloi procedimi penal për shtetasit: H. M., 66 vjeç, banues në Fushë Mamurras dhe F. M., 50 vjeç, banues në fshatin Shullaz, Kurbin, pasi janë konstatuar duke kryer ndërtime pa lejen e organeve kompetente.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lezhë proceduan penalisht shtetasit: Xh. K., 45 vjeç, banues në Tiranë, Ç. T., 48 vjeç, banues në Lezhë dhe D. B., 35 vjeç, banues në Fushë Krujë, janë konstatuar nga shërbimet e Policisë, duke grumbulluar materiale inertesh, në lagjen “Sakë ” Ishull Shëngjin, pa lejen e organeveve kompetente.

Gjithashtu janë proceduar penalisht shtetaset: D. Rr., 48 vjeçe, banuese në Pukë dhe M. Z.,60 vjeçe, banuese në Lezhë, pasi janë konstatuar duke hedhur materiale inerte në një sipërfaqe toke në Sakë, Ishull Shëngjin.

Po nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lezhë u proceduan penalisht shtetasit: N. M., 52 vjeç, banues në fshatin Balldre, Lezhë, M. D., 33 vjeç dhe A. S., 27 vjeç, banues në Lezhë, pasi janë konstatuar duke kryer punime pa leje dhe kanë hedhur materiale inerte, pa lejen e organeve kompetente.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin dhe Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria e Policisë Lezhë apelon për të gjithë qytetarët që të mos tentojnë të kryejnë krime mjedisore, si ndërtime pa leje, prerje të paligjshme të pyjeve, ndotje të ajrit, ndotje të ujërave apo çdolloj krimi tjetër, pasi do të përballen me forcën e ligjit.

DVP Lezhë fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo paligjshmëri, duke iu garantuar anonimat të plotë, reagim të menjëhershëm dhe të paanshëm.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME