Categories Lajme

Gërryenin me mjete të rënda shtratin e lumit Mat, arrestohet adminsitratori

Policia e Lezhës vazhdon aksionet për goditjen e veprimtarisë kriminal në fushën e krimeve mjedisore.

Në pranga ka rënë një 67 vjeçar, administrator i një subjekti i merrte në mënyrë të kundërligjshme inerte duke gërryer në  lumin Mat.

Administratori në momentin e kontrolleve nga shërbimet policore ka kundërshtua, për të mos lejuar kontrollin.

Po ashtu janë sekuestruar 3 kamionë dhe 1 eskavator

Postimi

Qarku Lezhë/Finalizohet operacioni policor “River Cries”

Operacion i zhvilluar nga Seksioni i Hetimit të Krimeve Ekonomike në DVP Lezhë në bashkëpunim me DRIKMT Lezhë për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e krimeve mjedisore.

Gërryenin me mjete të rënda, shtratin e lumit Mat, me qëllim marrjen e kundërligjshme të inerteve, arrestohet 67-vjeçari, administator i një subjekti, i cili në momentin e kontrolleve nga shërbimet policore i ka kundërshtuar për të mos lejuar kontrollin.

Sekuestrohen 3 kamionë dhe 1 ekskavator duke nxjerrë dhe ngarkuar inerte.

Gjatë ditës së djeshme, u godit edhe një tjetër rast i transportimit me trajlera të materialeve inerte të marra në mënyrë të kundërligjshme, ku u vunë 3 shtetas në pranga ( administratori dhe shoferët).

Specialistët për hetimin e krimeve ekonomike në DVP Lezhë në bashkëpunim me shërbimet e DRIKMT Lezhë, në kuadër e zbatim të Planit të Masave “Për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e krimeve mjedisore dhe krimeve që cënojnë regjimin juridik të tokës”, si dhe bazuar në informacionet policore të administruara nga inteligjenca informative për kryerjen e kësaj veprimtarie kriminale në qarkun e Lezhës, kanë vijuar kontrollet intensive, ku kanë konstatuar dhe goditur një tjetër rast duke finalizuar operacionin policor të koduar “River Cries “.

Si rezultat, nga kontrollet e zhvilluara edhe gjatë natës, u arrestua në flagrancë shtetasi 67 vjeç, banues në Fushë Milot, administrator i një subjekti për nxjerrje inertesh.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 3 kamionë të mbushur me materiale inerte dhe 1 ekskavator brenda në lum.

Në momentin që shërbimet policore kanë shkuar për kontroll te subjekti, administratori i arrestuar i ka kundërshtuar me qëllim moslejimin e kontrollit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shoferi shqiptar humb jetën në aksident me kamion në Itali, la pas dy fëmijë

Një 48-vjeçar shqiptar, prej vitesh emigrant në Itali, ka humbur jetën në një aksident tragjik…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Projekti TID në Durrës, banorët kërkojnë kompensim të drejtë nga shteti për prishjen e shtëpive

Që kur mësoi se shtëpia e tij pranë bulevardit “Epidamn” do të prishej për t’i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Dielë 21 dhjetor 2025

Dashi Do jeni shume te vendosur gjate kësaj dite t’i zgjidhni te gjitha problemet qe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedia në Lezhë, nëna i jep fund jetës pas vdekjes së djalit 42 vjeçar

Një dramë e thellë familjare, që duket sikur ka dalë nga skenat e një filmi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet 35-vjeçarja në Mirditë, qarkullonte me armë në makinë

Policia ka arrestuar një 35-vjeçare në Mirditë, pasi u kap teksa qarkullonte me armë zjarri…

LEXO ME SHUME