Categories Kuriozitete

Gërvishtja e ditëlindjes i sjellë gruas 1 milion dollarë

Një grua nga Illinois i ShBA-së, e cila përdori ngjyrën e saj të preferuar për të zgjedhur një biletë lotarie me gërvishtje në ditëlindjen e saj, fitoi çmimin prej 1 milion dollarësh. Ajo u tha zyrtarëve të lotarisë se në ditëlindjen e saj ndaloi  për të blerë derivate, dhe se brenda në dyqan vuri re se bileta prej 25 dollarësh Diamond Crossword 10X ishte vjollcë, ngjyra e saj e preferuar.

Ajo vendosi të blinte një nga biletat si dhuratë për ditëlindje për vete. “Kur gërvishta biletën në veturën time, vazhdova të shihja fitore që po bëheshin gjithnjë e më të mëdha”, kujton lojtarja. “Kur arrita në fund, kuptova se vlente 1 milion dollarë dhe nuk mund ta besoja. U ktheva në pikën e karburantit për të kontrolluar dy herë — dhe ishte e vërtetë. Fillova të qaja menjëherë dhe këmbët e mia u ndjenë si petë — Nuk e mendoja se do të mund të shkoja me makinë në shtëpi!”, deklaroi gruaja fatlume.

Ajo e përshkroi çmimin e saj si ndryshim të jetës. “Unë dhe bashkëshorti im punojmë shumë për të siguruar familjen tonë dhe duam të jemi në gjendje t’u japim fëmijëve tanë të gjitha mundësitë që bota ka për të ofruar. Kjo fitore do të bëjë ndryshim në jetën tonë dhe në jetën e tyre. Asnjëherë në një milion vjet s’e mendoja se jeta ime do të ndryshonte në një çast si ky”, tha ajo.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Premte 27 Mars 2026

Dashi Fale ndikimit mjaft pozitiv te yjeve, jeta juaj ne çift do jete me e…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Rikthehet ora verore, të dielën e 29 marsit, akrepat do të shkojnë një orë para

Të dielën e 29 marsit, akrepat e orës do të shkojnë përpara duke rikthyer orën…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete Lajme

Horoskopi ditor për SOT, e Martë 3 Mars 2026

Dashi Ju pret një ditë nën ritmin e duhur. Ndikimi i kundërt i Hënës do…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 26 Shkurt 2026

Dashi Nëse keni pëlqim për dikë, mos hiqni dorë! Duhet të organizoni më mirë angazhimet…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për nesër, e martë 10 shkurt 2026

Dashi Kjo e martë do të nisë më së miri, ku do të keni dëshirë…

LEXO ME SHUME