Categories Lajme

Gëzim Ademaj kandidati për deputet takim me komunitetin çam

Të jesh mes patriotëve të mi çam e të shpalosësh projektin e Partisë Demokratike, projektin e fitores, është një emocion i madh. E kështu ishte për mua ky takim mjaft i rëndësishëm zhvilluar në Skelë. Folëm si mes vëllezrish pse pranova të kantidojë. Pikërisht për të pasur mundësi t’i përfaqësoj. Jam i bindur se ata do të më mbështesin në këtë garë, për të zhdukur qeverinë e oligarkëve, që jo vetëm ka thelluar varfërinë e po dëbon shqiptarët nga vendi, por që ka objektiv zerimin e kombit tonë.

E unë jam i bindur se vëllezërit e mi çam, e çdo vlonjat do të mbështes mua dhe projektin e Partisë Demokratike, për të ardhmen e kombit, për të ardhmen e çështjes çame, për të ardhmen e Shqipërisë. Lajm Ademaj, takim me komunitetin cam në Vlorë Ademaj: Jam përfaqësuesi juaj Kandidati i Partisë Demokratike për Vlorës, Gëzim Ademaj, ka zhvilluar një takim me komunitetin cam.

Ai ka theksuar prioritet e tij dhe forcës politike që përfaqëson, duke theksuar se do të jetë zëri i komunitetit cam në parlamentin e Shqipërisë. “Jam thirrur për të kandiduar nga PD, në statusin e personit cam që duhet të përfaqësojë komunitetin cam në pd, por edhe me statusin e një nëpunësi civil. Asryeja pse ndërmorra këtë veprim është se qeveri më të keqe nga kjo që është aktualisht, në Shqipiri nuk ka patur e nuk ka për të ardhur ndonjëherë.

Përse kam këtë bindje? …. Po të shohim në vlorë, ekonomia, lokalet ushqimore etj, puna është drejt zeros, sepse cdo gjë është e shkatërruar. Kjo është një qeveri e fasadave. Vlora ka një lungomare, por Vlora nuk është vetëm lungomare, por është edhe Çolja, Pusi i Meziminit, Babica, Selenica e më thellë akoma, e të gjitha fshatrat, pasi unë jam dhe përfaqësues i tyre si deputet.

Ne kemi përpara një qeveri dhe një Edi Rama që është një dhunues publik, jo një dhunues i fshehur. Dhunues publik e denigrues i cdo njeriu, që nga njeriu më itheshte, te intelektualët, e deri të ata që ka rreth vetes. Premtoi shumë gjëra në 2013, kur erdhi në pushtet, mjekësi falas, energji me cmim të ulët, subvencione për fermerët. E nga të gjitha këto, jo vetëm që s’bëri asgjë, por përkundrazi i përkeqësoi.

Energjinë e rriti, rriti gati me 50% naftën. PD, do të ulë cmimin dhe heqi taksat Rama. Mjekësia, kush më shumë e më pak nga të gjithë ne, do s’do do, e kalojnë spitalin, mjekësia është si një thes pa fund, që hedh brenda e nuk di cfarë merr. Premtimi i tij qe falas, por e kundërta ndodhi.

Mjekësia është bërë një bisnes për disa njërëz, që përfitojnë lek e s’japin asnjë formë shërbimi. E vetmja reformë që bëri, për të gjithë ata që nuk mendonin si ai, ishte heqja e asistencës sociale, gjoja me një teori për t’i kompiuterizuar, dhe këtë metodë duhet ta bëntë edhe ai fshatari me 4 flas, edhe ai qytetrai me 8 klasë, edhe ai më 12, gjë që është pratikisht e pamundur.

Unë mendoj se zgjedhjet e 25 prillit, nuk janë thjesht zgjedhje, por për gjithë popullin shqiptar është një mision për të përmbysur këtë regjim, ndryshe këtu do të jetë shumë e vështirë për të jetuar e jo më për të punuar. Sipas statistikave me ritmin që ka marrë largimi i njerëzve nga Shqipëria, llogatitet që pas 50 vjetësh Shqipëria të bëhet 0 me popullësi. Për një njeri 50 vjet janë shumë, por për një komb janë shumë pak e ikin shpejt. Ndaj duhet të jemi bashkë, kam nevojë për ju, ka nevojë Shqipëria për këdo për të përmbysyur këtë regjim.”

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në bypass-in e Fierit, makina del nga rruga, shoferi ka mbetur i dëmtuar dhe është transportuar drejt Spitalit Rajonal të Fierit

Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme në bypass-in e Fierit, në segmentin pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 2 Tetor 2026

Dashi Mos e humbni kohen me gjera te kota sot juve qe jeni ne një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Manatia e Lezhës në flakë, zjarrfikësit në mbrojtje të banesave! Ndërhyrje nga ajri me helikopter

Një zjarr masiv ka prekur që prej mbrëmjes së djeshme zonën malore në Manati, pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U ndalua për ngacmim të të miturave, ky është këngëtari fierak që u vu në pranga

Në foto është këngëtari fierak E.Xhaferi, i cili është ndaluar nga Policia e Fierit pas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 1 Tetor 2026

Dashi Marrëdhënia ne çift do jete shume e mire mjafton te bëni edhe ndonjë lëshim…

LEXO ME SHUME