Categories Lajme

Gjashtë anëtarë të një familjeje nën rrënoja, qeni italian pikas zonën ku duhet të kërkohet

Specialistët italianë të ekip-shpëtimit që janë vendosur në qytetin e Durrësit në zonën e ish-kënetës për të nxjerrë nga rrënojat personat e humbur, kanë lëshuar në orën 10.00 të mëngjesit të sotëm qenin e specializuar për të parë zonën se ku duhet të ndërhyhet.

Bëhet fjalë për godinën ku mendohet se kanë qenë 9 persona. Ditën e djeshme nga kjo godinë doli i gjallë 17-vjeçari Ramë Lala, ndërkohë që pretendohet se ka të tjerë nën rrënoja. Mendohet se janë të paktën edhe 6 persona që gjenden nën rrënoja në vilën katërkatëshe te ish-këneta. Ekipet italiane të shpëtimit dhe zjarrfikëset shqiptare janë duke bashkëpunuar për gjetjen e të tjerë trupave.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME