Categories Lajme

Gjashtë ditë nga atentati në Elbasan, ende nuk ka asnjë të kapur

Gjashtë ditë nga vrasja e trefishtë në Elbasan, ende nuk ka asnjë të arrestuar nga policia. Nisur nga dinamika, por edhe mënyra e ekzekutimit, vrasësit kanë qenë me pagesë dhe profesionistë, pasi nuk kanë lënë asnjë gjurmë duke e bërë shumë të vështirë identifikimin e tyre.

Ngjarja ndodhi në hyrje të Elbasanit, pranë Metalurgjikut, teksa autorët i ndoqën dhe i vranë tre personat Endrit Alibej, Arben Dylgjerin dhe turku Erdal Durunayn. Sipas të dhënave nga grupi hetimor autorët dyshohet se u larguan në drejtim të Peqinit pas ekzekutimeve me breshëri kallashnikovi. Pas kontrollit të vendit të ngjarjes, Report Tv raporton se katër agjentë të Krimeve të Rënda kanë bërë ditën e sotme një kontroll në këmbë përgjatë aksit Elbasan-Peqin për gjurmë të mundshme të autorëve.

Endrit Alibeaj ishte objektiv i atentatit, por të vdekur mbetën edhe daja i tij Arben Dylgjeri si dhe një turk, Erdal Durunay. Burime nga Policia e Elbasanit thanë se ka dyshime që dy automjete janë përdorur në këtë atentat. Makina e parë mendohet se ka ndjekur Endrit Alibejn gjatë ditëve që ai ka qënë në Shqipëri si dhe në datën 29 dhjetor, ditë ku u bë atentati./Report tv

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME