Categories Lajme

Gjatë natës bora zbardh Tiranën e Shkodrën, izolohet Dibra, probleme në Korçë e Gjirokastër

Reshjet e dëborës kanë prekur edhe kryeqytetin gjatë natës, ndonëse me intensitet të dobët. Flokët e parë të dëborës në Tiranë kanë nisur rreth orës 02:00 të mëngjesit të sotëm dhe reshjet kanë zgjatur disa minuta duke krijuar edhe shtresën e parë të bardhë e cila nuk ka qëndruar gjatë. Gjithashtu, reshje ka pasur edhe në Elbasan. Aktualisht për shkak të dëborës janë krijuar vështirësi në qarkullim edhe në rrugën kombëtare Elbasan-Librazhd-Prrenjas-Qafë-Thanë dhe në të gjitha akset rurale të Qarkut të Elbasanit.

Për herë të parë këtë vit, ky mëngjes ka gjetur të zbardhur edhe Shkodrën. Gjatë natës ka pasur reshje bore në qytet ku mësohet se trashësia ka arritur në 3-4 cm. Është dashur ndërhyrja e 4 borëpastruesve në qytet për pastrimin e rrugëve dhe normalizimin e lëvizjes së automjeteve.

Edhe Gjirokastra është mbuluar nga dëbora. Gazetari i Report Tv, Piro Nase raporton se trashësia e borës në qytet arrin në 10 cm, ndërsa në zonat rurale janë bllokuar dhjetëra fshatra. Probleme ka në fshatrat Golem dhe Zagori ku trashësia e borës arrin në 30 cm si dhe Frashër të Përmetit, Lopës dhe Kurvelesh të Tepelenës.

Problematike situata paraqitet në Dibër. Gjysma e fshatrave të këtij Qarku janë të bllokuar. Fshatrat si Lura, Kalaja e Dodes, Arras Selishtë, Ostren, Trebisht dhe në Bulqizë. Ndërkohë prej tetë ditësh është e bllokuar Terrnova e madhe dhe e vogël me 115 shtëpi.

Sa i takon Qarkut të Korçës ku reshjet e borës vijojnë të bien prej disa ditësh probleme raportohen në zonat e thella si Mokër, Panarit, Gorë dhe Lekas.

Reshjet e dëborës kanë vazhduar gjatë gjithë natës edhe në rrethin e Krujës. Për pasojë e gjithë Malësia e Krujës është zbardhur nga dëbora. Në fshatrat e malësisë niveli i dëborës shkon në rreth 15 centimetra ndersa tek Parku Kombetar i Qafështamës niveli shkon në rreth 30 centimetra. Janë 6 fshatra të Malesisë së Krujes të bllokuar nga prezenca e dëborës në rrugë. Konkretisht fshatrat Cudhi Zallë, Cudhi kamp, Bruz mal, Bruz zalle, Rranze dhe Parku Kombëtar i Qafështamës.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident me vdekje në aksin Lezhë-Laç, makina merr zvarrë një person

Një tjetër aksident është regjistruar në aksin rrugor Lezhë-Laç në afërsi të kryqëzimit të Spitenit.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Jelek antiplumb dhe pistoleta/ E reja tha se u dhunua dhe u mbyll në apartament, detaje nga ngjarja në Astir

Detaje të reja janë kanë dalë në dritë nga ngjarja që alarmoi policinë e Tiranës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

EMRAT \ SPAK kërkon konfiskimin e pasurive të një grupi nga Vlora, DETAJE

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka kërkuar konfiskimin e pasurive të 5 shtetasve, të cilat iu…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë në Dibër, makina bie në greminë, një person dërgohet me helikopter në Tiranë

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur sot në Kastriot të Dibrës, ku një automjet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Miratohet marrëveshja Shqipëri–Itali për pensionet, i kalon Senatit

Dhoma e ulët e parlamentit italian miratoi me 273 vota pro dhe asnjë kundër ratifikimin…

LEXO ME SHUME