Categories Kuzhina

Lakra brukseli me krem pana dhe djath të grirë

Lakrat e brukselit bejne pjese ne familjen e lakrave, dhe faktikisht ngjajne per nga pamja me nje laker te vogel ne miniature. Ato jane nje burim natyror I vitaminave K dhe B6 si dhe te mineraleve magnez dhe hekur.
Duke qene se kane nje shije pak te veçante, e cila nuk I pelqen kujtdo, eshte mire te gatuhen me perberes qe I shtojne shijen, si mishi I thate I tymosur (pancetta), krem pana, fara pishe, uthull balsamike etj.
Me poshte po ju tregojme nje menyre vertete te vecante e cila do ti pelqeje edhe atyre me te rafinuar ne shije.

Perberesit

500gr lakra brukseli (te fresketa ose te ngrira) te plota nese jane te vogla, apo te ndara pergjysme nese jane me te medha

2 thelpinje hudher te grira holle

200ml krem pana

2 luge gjalp

5 luge djath kaçkavall te grire

kripe

piper I zi I sapobluar

I pastrojme lakrat e brukselit duke I prere pak fundin dhe duke eleminuar gjethet e siperme te cilat mund te mos jene te fresketa. Kete e dallojme nga ngjyra e tyre qe nuk eshte e gjelber dhe nga ndonje njolle e mundshme.

I ziejme ne uje te vluar per 5 minuta nese jane te ngrira, ose per 3 minuta nese jane te fresketa. I kullojme mire dhe I leme menjane.

Ne nje tigan shkrijme gjalpin ne zjarr mesatar, shtojme hudhren, lakrat e brukselit dhe I gatuajme duke I perziere here pas here, per rreth 5 minuta. Shtojme kremin pana dhe vazhdojme gatimin edhe per pak minuta.

E heqim nga zjarri, shtojme djathin kackavall te grire, kripe, piper te zi te sapobluardhe e sherbejme.

*Keshille: Per ti shtuar akoma me shume shijen, shtojme edhe rreth 50gr mish te thate te tymosur (pançete ose proshute spek) ne momentin e kaverdisjes se lakrave te brukselit ne gjalp.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kuzhina

Kjo picë e shijshme nuk do ju shëndoshë

Nëse hani shpesh pica dhe dëshironi të hiqni qafe sasinë e tepërt të karbohidrateve, kjo…

LEXO ME SHUME
Categories Kuzhina

Video/ Tavë me makarona

Recete nga znj Eneida Përbërësit 300 gr makarona 200 gr mish të grirë 2 qepë…

LEXO ME SHUME
Categories Kuzhina

Qofte me pure patate në furrë…

Qofte me pure patate në furrë . Përbërësit: Për purenë: 1 kg patate 1 gotë…

LEXO ME SHUME
Categories Kuzhina

Qofte me patate

Nuk kanë stinë apo vakt, recetat me qofte janë ‘të mirëpritura’ çdoherë në shtëpitë tona.…

LEXO ME SHUME
Categories Kuzhina

Lulelakër në furrë me salcë beshamel nga zonja Albana

Lulelakër në furrë me salcë beshamel Përbërësit: 1 kg lulelakër 2 lgj gjalpë 3 lgj…

LEXO ME SHUME